SONTE DUA VETËM TË UROJ
Mbrëmjes kur mungon hëna.
Në heshtje me yjet nis e
bisedoj.
Ndoshta tek ty vargu im vjen
i pari.
Mbrëmjen ëmbël ta dhuroj.
E sheh lutjen time, që s’ka të
ndalur.
Bën pjesë në secilën ëndërr
ndoshta të harruar.
Germat lozin edhe kur s’ka
dritë.
Me yjet mbrëmjeve i gjej duke
biseduar.
Sonte jam thjeshtë musafire në
vargun e parë.
Edhe ndoshta nesër, s’do
mundem ta shkruaj më.
Dua që lutja ime me yjet të
vallzojnë.
Atje ku shumë shpirtra të mirë
jetojnë.
20 Maj Igball Brava Krivanjeva