12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Igball Brava Krivanjeva

POEZIA LINDI
Trokas në oksigjenin e ajrit
poezi
të qofsha dritë në fjalën tënde
të lirë
në nxitimin e sotëm, punë
shtëpi
të gjithë mendojmë shumë, jo
mirë
poet i shenjtë, miku im aq
strabik
kërkoj shumë dua shumë se
kërkoj
harrova gëzimin e të qenit
vetëm s’ik
ndjehem kur je mbi re të vargut
këndoj
shndërrit dhe kur të shajnë
pseudot
intelektualët që doplomat kan
blerë
poezia lindi të ardhmën e diellit
sot
me ty jam me krahë, si
asnjëherë
“””””””””””””””

EPOPEJA E TRËNDAFILIT
Kam jetue dje
Për njeriun e ngritur në Olimp
Në shpirtin e tij prej trëndafili
Mora aromën e jetës së ndritur
Për të kërkue të bukurën e
shpirtit tim
Në fytyrat e shënjta të
djalërisë
Mblodha faculetat për nuset
e tyre
Më i bashkue Toskë e Gegë
prapë në Durrah
Aty ku njerëzimi u krijue nga
Zoti im
Të qofsha në fjalën tënde të
shenjtë miku im
Edhe kur je mbi re të vargut
që shndërrit
Edhe kur të shajnë pseudo
intelektualët për luftën
Kur ti dhe unë ishim peng ferri
Për të ardhmën e diellit
Gjaku im nuk u bë ujë
Për tokën e ndarë nga djajtë
Nuk ishim fajtor për asnjë
çmim
Pse na morën peng të lirisë
Zotnat nuk u zhdukën vet
Ngase krijuen botën e
shthurur të mëkateve
Kaq kisha fuqi me u përballue
me ufot
Që çdo çast vijnë e shkojnë të
lira
E për lirinë time askush nuk
merret si fajtor
Për tu përballë me mëkatët e
tyre.
03 .06.2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.