14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Igball Brava Krivanjeva

DIMËR I ACARTË

E ndjej flakën e Etnës

Se do i djeg ëndrrat e ferrit

Që më mbytën mbrëmjeve me

hënë

Dhe fjollat e borës kanë

ndërrue vendin

Janë ngrirë në dhembjet e

qytetit tim

Që dikur fliste vetëm shqip në

çdo cep të qarshisë

Nga një kafe me shijet e miqve

e pinim si për inat

Duart i ngritnim gjithmonë lart

aty afër yjeve

Ndërsa cicërimen e zogjëve sa

vie e shtohej

Në luftimet e mija kurrë s’ka

zënë vend urrejtja

Tokën e mbulova me bukurinë

e jetës sime

Aromën ia mora trëndafilave

për Shkupin tim

Puthjet ia sjella mikes sime të

fëmijërisë nga Parisi

I kam rujt me xhelozi në

ëndërrat fëmijërore

Tani jam e lirë se një ditë qyteti

im do të bashkohet

Së bashku me Prizrenin

e Vlorën do të jemi një ëndërr

Ah, sikur shpirti im të jenë edhe

ëndërrat e mija

Do të ngritnim që sonte gotën

për bashkimin e kombit tim.

Janar 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.