Nga jeta në jetë
Nga brezat e mi e mësova
Se jeta është një ëndërr e
bukur
Të cilën e ëndrron për nje
minut
Apo edhe për një jetë njeriu
Nga jeta mësova si ta them të
vërtetën
Njeriut t’i fal buzëqeshjen e
zogjve
Diellit t’ia marr pak rreze për
lulet
Të rritemi bashkë në
ngrohtësinë e tokës
Kufijtë e atdheut do i le të
hapur
Do t’i shtroj në sofrën e zemrës
Këmbëkryq do ulëm si
burrneshë
Dollinë e ngritim së bashku me
heronjt
Kumanova është edhe emri im
Aty e kam fytyrën dhe ballin e
hapur
Sytë e mi janë në secilin
luftëtarë
Të shndërruar në pëllumba
çlirimtar.
Mars 2022 Igball Brava Krivanjeva