Dy ditëlindje
Emri im i ka dy ditëlindje
Të nënës që e kujtoj me mall
Të qytetit tim që e dua sa
veten
Të ëndrrës për ditën e re
Të’ i ëndërroj liri shpirtit tim
Të këngës kur bilbilat
ma këndojnë
Të udhëve që s’kanë të ndalur
mërgimi
Të gjuhës që shqip flas me ty
vendi im
Të zanave që i kujtojmë
legjendat
Që kurrë ma mos u kthefshin
djajtë e ferrit
Sot qava me sytë e fëmijëve që
iknin nga lufta
Nesër vallë a do të qaj sërish
apo do të qeshi.
Mars 2022 Igball Brava Krivanjeva