9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Igball Brava Krivanjeva

“Në fund të jetës, ajo që ka vërtet rëndësi nuk është ajo që kemi blerë, por ajo që kemi ndërtuar,jo atë që morëm, por atë që ndamë,

jo kompetenca jonë,por karakteri ynë dhe jo suksesi ynë,por rëndësia jonë

Jeto një jetë që ka rëndësi,

jetoni një jetë me dashuri.”

 

Jeta më ka mësuar të jetoj brenda çdo limiti, më ka mësuar që asgjë nuk zgjat përgjithmon, që çdo fillim e ka një fund, që askush nuk të do deri në atë pikë sa të humbasësh veten duke dhuruar shpirtin, jeta më ka mësuar që ndonjëherë të jesh vetvetja është fatale në këtë botë ku sinqeriteti quhet çmenduri, ku dashuria ka një çmim, ku sinonimi i miqësisë është interesi, ku vlerat kanë humbur sepse injoranca rend pas modernizimit. Shumë herë kemi gënjyer veten se lumturia ka një formulë të vetme kur në realitet ka shumë mënyra për ta gjetur atë. Jeta më ka mësuar që duhet të luftoj të shtrëngoj dhëmbët për të vendosur në vendin e vet. ëndërrat, frikat mendimet, që duhet durim, besim,dhe një ti mundesh me zë të lart për të arritur ku ke dëshiruar gjithëmon duke vendosur fort këmbët në tokë, dhe pse jo ndonjëherë ti rrëmbesh krahët shpresës për të fluturuar në orizontin e imagjinatës ku ëndërrat marrin jetë thjeshtë për të treguar që sado jeta të na sprovojë sduhet të heqim kurrë dorë nga ato, në fund të fundit çfarë do ishim pa ëndërra, pa qëllime, pa përpjekje? Jemi thjesht kalimtar në një botë ku gjurmët tona do jen veprat tona, të vetmet që na japin një identitet edhe kur të jem thjesht një grusht dhe…Prandaj me bindje them që është e drejta jon të zgjedhim si ta jetojmë atë, rrugën që do ndjekim, nëse do anojmë mes të mirës apo sē keqes, apo nëse do ecim në ato hapa që të çojnë drejt mirësisë, drejtë paqës me vetveten. Jemi ne autorët e vetëm të jetës tonë të tjerët do ngelen thjeshtë protagonist mbas një sipari ku fillin që e hap atë e kemi pikërisht ne…!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.