14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Igballe Mulaku

MALL I MADH E LOT NË SY PËR TY MOTËR..

-Po nisi këtë letër më një mall të madhe për ty motër, sot më lot në sy të kujtoj ditën kur shpirti juaj morri rrugën drejtë përjetësisë. Çdo ditë që kalon unë akoma jetoj ditët dhe mbrëmjet vetëm e shoqëruar më fytyrën dhe sytë e tuaj motër e dashur. Sa kam mall të rrija më ty si dukur, të bisedonim si motra më motër, si dy të rritura qe kemi folur dhe qeshur deri në mëngjes, ndje mall dhe dhimbje për ato ditë…
-Çdo ditë të qëndrova pran teje motër, qëndrova dhe isha afër teje në çdo çast, ju kam lutur Zotit për shërim, jetë gjatësi, por caktimi i Zotit ishte ai, dhe ju iket drejtë një fundi që të jetoni përjetësisht pa dhimbje dhe e lumtur.
-Motër sot të shikoja vetëm në fotografi, ndërrimi i viteve me kaplon mall dhe më rëndon akoma më shumë, sonte në këtë natë ku qyteti është kthyer dhe mbushur më drita, por qytetit i mungon drita me e veçantë që ishte për mua, ju motër ishit ajo drita për mua, kjo dritë sonte nuk shikoj në qytet, por brenda meje motër je dritë dhe jetë, je forcë dhe shpresë qe nëse të ngritëm nga gjumi me e fort se kurrë , por do jem e shoqëruar dhe e lidhur përjetësisht më dashurinë dhe mungesën për ty motër.
-Motër dhe sot po të them lamtumirë, dashuria ime dhe një buqët me lule të nisë nga këtu, këto lule janë dashuria, lotët, malli dhe mungesa ime qe kam për ty motër e dashur dhe e përjetshmja motra ime.
Motër më mungon, të dua shumë. Të kujtoj më lot në sy !
Igballe Mulaku, Vushtrri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.