Kujtime
Nxënësit tim HALIM !
Dyzet vjet punë nuk janë pak, pothuaj një jetë
Shkela rrugëve të fshatit ,por edhe në qytet
E nisa e re, gjithë vrull e me dëshirë për punë
Pensionuar, e lodhur, ballëlart,e kënaqur unë
Midis shumë të tjerëve, në kujtesë dhe nxënësi Halim
Do t’dëshironit të dinit në ishte rom apo egjyptian ?
Me kënaqësi do t’ju flisja pêr të urtin zeshkan
I qetë, ulur në bangë, vëmëndjen në mësim mban
E di, qê ndër më të mirët s’mund të jetë, por kurrsesi
Nuk grindet kot për dukje, për nam, nuk bën zallahi
Pa mësuar nuk vjen, detyrat i kryan siç mund t’i di
Kur shoket kalojnë cakun, buzën në gaz me qesëndi
Përfundoi 9-vjeçaren dhe e la me aq, nxënësi Halim
Të jatit iu bë krah, rrugeve te qytetit punën në kërkim
Herë në një qoshe, me mjete bojatisje, si llustraxhi
Herë në ndihmë te nënës me fshesë, si fshesaxhi
Kaluan vitet dhe u burrërua nxënësi im, Halim
Tani baba me familje, mban halle e gëzim
I kaloj pranë, përshëndetemi, I qeshin sytë
Misrat e shitur mbrëmjes, veshje, ushqim për të bir.
Nga përmbledhja “PETALET e SHPIRTIT”
Ky tregim i shkurtër është bazuar
në një ngjarje të vërtetë
Ndihmojmë me zemër,or BIR !
Sot ti, nesër secili nga ne.
Ishte buzë mbrëmjeje. Një nga ato ditët e vjeshtës ,që me ithtësinë e vet
të lajmëron se dimri është duke ardhur.
Nuk mbaj mend hollësira pse isha vonuar në Tiranë dhe po kthehesha
vonë në Elbasan, aq më tepër që edhe im shoq vonohej shpesh në kthimin
nga puna. Meraku për fëmijtë më bënte që sedilja ,ku isha ulur ,të më dukej
e parehatëshme Mezi prisja të nisej mikrobuzi.
Më në fund shoferi lëvizi marshes dhe automjeti lëvizi përpara. Zemra m’u
ngroh.
“O shofer, o shofer, po të thërret një udhëtar! Më duket se po të flet në emër!
Shoferi hapi krahun ,ndaloi dhe doli në trotuar.
– Mirë që të pashë Agim, po pate vënd më merr gjer në Elbasan, se duhet
të kthehem pranë familjes.
-Ndriçim e ke stolin tënd ti, sot është bosh, ulu ku të duash.
Udhëtari u mëdysh duke bërë në sekond një bisedë me veten.
Me vete mbante një çantë të stërmadhe .Nuk po kuptonim, po e pengonte
çanta, apo ndonjë mendim që që nuk po e shprehte dot.
-Nga vjen, sa orë ke udhëtuar? ,u mundua ta çlironte shoferi Agim,
udhëtarin e tij të njohur , që për ne po bëhej pak i besdisshëm.
-Kam që në mëngjes, po kthehem nga Mali i Zi . Këtë herë isha vetëm
dhe trokita në dyert, ku kisha punuar me krushqit dibran, ku kam martuar
motrën .
-Ngjitu lart, sikur e udhëtoj shoferi. Ndriçimi hypi me shpinë dhe tërhoqi
çantën tek këmbët e tij.
-Ku jeton mor bir, nuk iu durua një plake, pranë tij.
Në një fshat të Librazhdit, afër Qafë Thanës, nëne, nuk besoj t’ia
kesh dëgjuar emrin.
Po ç’deshe në Mal të Zi mor bir? ,e pyeti ajo dhe ne të tjerët
po e ndiqnim me kureshtje bisedën e tyre
-Për punë moj nënë për çfarëdo lloj pune. Kam punuar në bujqësi,
në ndëtim, çoban në Greqi e nga Gjirokastra e Saranda.
Me Agimin kam kohë që njihem ,që kur shtroja nënën në sanatorium,
kur ishte gjallë. Gjithmonë ma ruante vendin në kthim.
S’kaloi shumë dhe dy pasagjeret pranë shoferit zbritën para kilometrit 29.
-Ka ndonjë që do të ulet përpara, apo të vi Ndriçimi, na u kthye e na
pyeti shoferi?
-Të vi të ulet Ndriçimi, foli një djalë i ri nga fundi dhe asnjë nga ne nuk
kundershtoi,.
Bisedën me të po e vazhdonte Agimi
-Sa ndenje në Mal të Zi?
– Nuk e mbusha dot javën Familja ,ku punoja dhe i ndihmoja
në të gjitha punët, ishte shqiptare dhe më trajtoi shumë mirë,
por s’ishte e thënë të qëndroja gjatë.
Se kush spiunoi dhe më përzunë.U frikësova dhe u largova vetë.
-Po babanë si e ke me shëndet?- vazhdoi ta pyes shoferi.
Ndriçimi ,ofshau para se t’i përgjigjej.
-Sa qe i ri e mundoi sëmundja e nënës,tani në pleqëri pati kismet
të paralizohet, por shyqyr me vështirësi ngrihet dhe vjen rrotullohet.
Ishte errësuar dhe dritat ndriçuan një tregëtar hurmash, që nuk ishte
larguar Shoferi, si me komandë ndaloi mjetin e tij dhe thuajse
urdhëroi bashkëbisedueset.
Merr nja tri kg hurma, se mos e mbledh mallin dhe Ikën dhe i vuri në
dorë paret.
Çimi nuk priti t’i flasin për herë të dytë, por u hodh në tokë.
Agimi na u kthye neve : “Unë do ja bëj dhuratë leket e udhëtimit që
do marr nga ju . Kush dëshiron të japi më tepër, ju falemi-
nderit.Nderin nuk ma bëni mua, por atij.
Familja në Mal të Zi nuk e ka paguar, sepse i ka paguar
rrugën, qëndrimin dhe ngrënien e ca dhurata për familjarët.
Si me komandë, të gjithë sa ishim në automjeti e tij
zgjatëm leket.
, Krenari, një student që po kthehej edhe ai pranë familjes
foli :”Le të vijë në familjen time të flejë”
: Nuk besoj të vi, se nuk do të bjerë në qafë, por do ta çoj unë në
një pikë karburanti të një miku tim që ta ndihmoi për të arritur
sa më shpejt në fshatin e tij.
Arriti Çimi me hurmat dhe ia zgjati shoferit.
-Ndriçim, çojua fëmijëve dhe këto të holla i ke dhuratë nga këta
udhëtarët, që sot janë dhe miqtë tanë.
“Agim, dhuratën më të madhe në të holla ia dhurove ti, mos
na ngarko me një nder që nuk na përket.”,i foli udhëtarja e moshuar
që kishte filluar e kishte filluar bisedën me këtë djalë emigrant
perkohësisht i pafat në udhën e zgjedhur.
Gjithë ai djalë mirë që nuk u përplas në dysheme,tek këmbët tona.
, Vuri kokën midis duarve dhe zë nuk nxorri, por dridhjen
e shpatullave nuk e fshehu dot.
-Merri mor bir, mos u turpëro. Të ndihmojmë me zemër. Sot ti, nesër
si ti mund të jetë secili nga ne.
Tregim i përmbledhjes “Nëpër labirinthet e jetës ”