20.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Ildije Xhemali

Ku kam qenë?!

Në ditët e netët litar
Kujtimeve s’u vë dot fre
Herë qartë si qelibar
O vezulluar si ujvar’
Herë turbull e lëmshuar
Si mbi det retë ngarkuar
Herë lehtë, herë rrëmbyer
Shpesh më bëjnë shoqëri
Ca kujtime, ngjyra veshur
Mbi të tjerat zenë vend
Fëmëri, rini hareshëm
Prin atje në kryevend
Jeta s’paska veç andralla
Të fal gaz e dashuri
Sfido e kap mundësi
“Mir’se erdhe pleqëri”
Natyrës, në pleqëri
Ja shijova bukurinë
Të ngjyrave larminë.
T’dimrit dhe butësinë
Mos e shani pleqërinë
Kuror’ e larë me flori
Nip e mbesa në shtëpi
Jeto jetën me ëmbëlsi

Poezi nga permbledhja

“Lule mbi thinja “

“”””””””””””””””””

RRUGA e BLIRËVE
Ka plot rrugë të bukura, qyteti im i kumurive
Lagjen Kala, në kështjellën me mure të trashë
Qyteti arsimdashës, qyteti i Normales së parë
Qytet me histori , por plot me mite të lashtë
Çdo rrugë ka fytyrën, magjinë e saj të fshehtë
“Xheloze” për banoret, që shkelin, n’ gëzim, jo n’ vaj.
Sa kam per të thënë për qytetin kuror’ blertë
Ku rrita fëmijtë, thithën dije, synuan qiejt
Në të gjitha rrugët e qyteti shkel me gëzim
Por është e veçantë kjo rrugë “Rruga me blirë”
Qytetin e ndan në mes, por me aromë e mbush
E rinisë studentore, pasarelë bukurie, plot hirë
Nga vjeshta e ngjyrave, në t’provimeve korrik
Kush mik në qytetin tim, zemra s’i thotë ik
Dashurohet me këngët, kënduar dashurisë
Dashurohet me t’folurën, “t’amblën e perenisë”
Sot shkova rrugës, të shuaja pak timin mall
Oh, sa bosh, pak këmbësor, tek tuk rrallë
I mungonte vërshimi i të dashuruarēve
Vërshimi i jetës, dhe pse lulnajat, çelur, dalë
Me kujdes vura dorën në të drurit trung
Të qetësoja veten, a mallëngjimit t’i jap fund?!
E vetmja pranëverë, që s’mori mirëseardhjen
Qoftë e vetmja pranëverë, hequr liridaljen.

Poezi nga permbledhja me poezi

“Lule mbi thinja”

“””””””””””””””

Pensionistët
“Puna e mbar’ ” uroi këmb’sori
Shokun e tij me shat’ në dor’
“Të mbarë paç”, kthyer pun’tori
Fytyra skuqur, ndezur horë
“Herët sot punën filluar
Rri n’ shtëpi, gëzo pension
Gjithë jetën pun’, munduar
Ësht’ koha për të pushuar”
-Fjal’ e drejt’, i urti mik,
Urtin që ma la I pari
S’e shkel dot, s’i them ik
Iku dimri, vjen behari.
-Djemt’ shpërdar’ nëpër bot’
Shesin djersën fare lirë
Më lëviz këmb’ e dorë
Dhe nga puna kam të mir’
-S’kam keq, më pak ilaçe
Zarzavatja nga imja dorë
Mjalt’ ,freski n’timen baçe
Dhe bollëk n’familjen tonë
-Pata unë, do kesh dhe ti
S’gëzojmë, jo veç të ndarë
T’mbjellim mirësi, dashuri
Në kët’ KOMB, lën’ ngaTë Parët

Poezi nga permbledhja

“Lule mbi thinja”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.