14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Ildije Xhemali

*KUR DO TË SHËROHEN PLAGËT
E botuar , e ripostuar. Ju falenderoj në se e lexoni
Viti i mbrapshtë, trembëdhjetë
Gjymtyr’prerë, coptuar, keq.
Të ndarë ,të përçarë, veç e veç .
Na rrethuan, na ngushtuan,
E na thanë :”Bëni shtet ! “
Provuam, guxuam, në t’rrjedhës histori .
Ram’, u ngritëm. n’ udhën ton’, bër’ fli.
Dhënë e marrë disa lloj ideologji ,
Miq të largët e të afërt, pa dobi .
Ne të vegjël e të dobët, persëri .
Me sy zemre, si turiste ,
Mora udhën në Shqiptari .
Boll u ndamë, u përçamë ,
Për të tjerët gjak ne dhamë .
Sot, ç’është e jona, s’ka. me fal .
Për herë të parë në Ulqin .
Vrullshëm zemra u përpëlit.
Deti, shkëmbi më folën shqip .
Thitha ajër Plave e Gucie
Në burim e djep trimërie .
Me shkëmbin vërsnik në jetë .
Mik me Diell e me retë .
Në këto troje, rrënjet thellë.
Vura këmbën nê Kosovë ,
Çdo plis dheu me gjak njom.
Bijtë, Lokja mëkuar me gji ,
Pèr Bashkim e pèr Liri.
Në Preshevë e Bujanoc
Qiell e gur klithën fort.
ABC -ja , kthyer mbrapsht ,
Si nusja kur lihet jashtë ,
Gjaksi, dhëndrin mbyt në gjak .
U ula poshte ne Tetovë ,
Manastir , e Kumanovë
Gjurmë shqipe gjeta boll.
Në rrëmujë u gjeta në Shkup .
Grek e sllavë debatojnë keq ,
Për gjënë tonë bëhen dreq
Fletën ia kthejnë historisë ,
Lakmojnë petkun e lavdisë .
Aleksandrin e Ilirisë.
Gjithësecili e do për BIR.
Mblodha flatrat në Qafë Botë ,
Bëj të hyj në të artën portë .
Por tronditja qe e fortë .
” Ktheu ! Këtu ke ardhur kot. “
Ulurimat mbledhur tok
“”Ku ka në hartë Çamëri ! “
Çirret nënpunësi me histeri
“Është Eladhë ,është Greqi ! “
Ah e përdalë, moj Evropë ,
Me dredhi gatove çorbë .
Ndezur zjarret, mbetur horë ,
Na fajsojnë , kur vetë fajtorë.
Çdo pushtues ,gjakun helmuar ,
Me fe të tyre ,lakun shtrënguar .
Evropa “zonjë ” bën sehir
T’u pranojmë? ! Bëhuni të mirë .
Prostitucion,drogë ,model nga ju ,
Ortak me ju . Thoni :”Jo kështu . “
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.