
MA KUJTON Fb ( E botuar)
Dikur kryelart e kokorosh
Sot, superën’ e duart posht
Koka ulur, turbulluar
Dje me grua, lumturuar
Sot pa të, i gjunjëzuar
Fytyrvrarë, i menduar
Dje për ty, e pavlera
Jo e duhura, si të tjera
O kaposh përbi pleh’ra
Sot, këmbët tërheq zvarrë
E përdit’shmja, gjiz’ e dhallë
N’lavaman pjat’ e palarë
Dje gjellës i bëje naze
“S’ka shije, ngjan papare
Hiqe tutje, s’do ha fare “
Dje , rrugët sfilat, zotni
I fryr’, kryelart; vetëm ti
Sot, sy-therës përmbi ty.
“Një byrek nga dor’ e saj
Një sallatë ,edhe pa vaj
Edhe enët, vet’ t’i laj”
Nga dy anët priste shpata
“Ç’bëra unë që të mbajta
Unë dita e ti nata”
Dje për ty e padenja
” Unë të flas e ti hesht”
N”maj’ t’ gjuhës:”Nuk merr vesh”
Kokulur dhimbshëm qesh
“Nga Krijuesi, ti e gjeç
Pa siklet, mos lënç k’të jet’
“Bishtin pas e ka dardha
Sot zeherin po pi e para
Nesër, ty të ardhtë radha”
Për ca kok’bosh’ e truthar’
Koka erë ç’u ka marrë
T’ mirës me shqelm i ranë
“Sa më duhesh në pleqëri
T’ë isha memec, pa sy
Kafen ta pinim të dy “
“”””””””””””””””””””””””
MERAK NËNE
Thërret nëna në ballkon
“Ktheu këtu, i miri Lon
Flama cel s’ po më punon.
Më merr djali nga Greqia
Merak vajza nga Anglia
Kur t’ më flasim e s’u përgjigjem
Nga shqetësimi do të digjen
Do t’u bëhet dita vrerë
Janë bij, nga nëna lerë
Nuk janë ulur mbi kolltuk
Djersa ballit u derdhet çurk
Gjithë shtigjet këtu zënë
Për fëmijët merak vënë.
T’i shkollojnë, t’i drejtojnë
Dhe me dinjitet të rrojnë.
Jo si prindërit nëpër Evropë
S’lanë WC e s’ lanë gropë
Pa pastruar, rregulluar
Për para e mbijetuar.
Në të tyren pleqëri
Dashtë Zoti me mirësi
Dhe fëmijtë t’i ken pranë
Mos t’u digjet i tyri xhan.”
“BLERIMI i AKULLIT”
18 .10 , 2021
“””””””””””””””””””
BORXH I PASHLYER
(E frymëzuar nga bijtë që kujdesen për prindërit )
Nënë, ma jep dorën
Unë e Ti të shëtisim
Në park e në kodra
Un’ “i madhi”,Ti “e vogla”
Pleqërinë hidhe tutje
Boll në halle e lëkundje
Vitet e bardha Ti gëzo
S’ ka derte, mos u mendo.
S’ ta kthej dot t’ qum’shtit borxh
Fjalës t’ ëmbël e tëndin lot
Kur m’ u desh dhe ma fale
Dhe kur vdekjes Ti ju qase.
Nuk pak’ soj në bij’ a grua
Dashurin’ kam lum’ ,jo p’ rrua
Gruaja nën’ e fëmij’ve t’ mi
Bija nesër fal jet”, do jap gji.
Gëzo nip, e gëzo mbesë
Gëzo vitet që t’ kan’ mbet
Edhe ne na shton gëzimin
Se me zemër jep bekimin.
Përmbledhja me poezi “BLERIMI i AKULLIT”