Po shëtisja në parkun e qytetit tim, aty nga ora 11 e paraditës me një moshataren time edhe ajo pensioniste.
Ecnim duke biseduar dhe nuk vinim re me imtësi vizitorët e asaj ore, që ishin të paktë në krahasim me orët e para të mëngjesit ose mbasdites.
-Eh e ke qarë atë pikturë, me veshjet e krahinën tonë që i ke dhënë të sakta me elementet e veçanta që e dallojnë nga krahinat e tjera. Pa le sa bukur jepet edhe dinamika e valles, lëvizjet e vallëtareve!
“Mos ma bëj qejfit. Djali ishte shumë kritikues për disa dobësi dhe më bindi.”
Keto po dikutonim me shoqen time. Si duket e kishim ngritur zërin shumë, se një nënë e re me një karrocë fëmijsh të mbukuar plotësisht që po pushonte në një stol brinjaz ku po ecnim, ktheu kokën rrëmbimthi.
-Ia zgjuam fëmijën, i thashe shoqes time.
Gruaja e re, si me mëdyshje na u afrua dhe me tepër mirësjellje më pyeti: “Keni punuar si mësuese në shkollën “Kosova?”
-Po, iu përgjigja duke vrarë mendjen se cila mund të ishte, bija e ndonjërës nga koleget apo….
“Jam Agronita mësuese, më pëlqen t’ ju thërras kështu. U gjenda pak ligësht dhe bosh.
” Nuk harroj asnjë nga mësueset që erdhën tek gjyshja ime kur më vdiq mami.” Kaq mjaftoi dhe gjithçka m’ u qartësua.
Ishte një vajzë e imët, flokëgështenjë, e veshur mirë, e pastër me një shkrim të rregullt. Fletoret e saj kishe dëshirë t’i mbaje në dorë. Ndonjëherë të hënave vinte në orën e tretë të mësimit, sepse në fundjavë shkonte tek gjyshja tjetër nga babai. Mësuesja kujdestare më kishte treguar shumë për të. I jati i kishte vdekur në rrethana që tregohej në variante të ndryshmet Prindërit e saj ishin njohur të rinj dhe nga dashuria e tyre kishte ardhë në jetë Agronita.
Babai nuk arriti ta shohë të bijën, por edhe gjyshërit dhe të afërmit nga babai e pranuan me vonesë si mbesën e tyre.
U deshën të kalojnë vite, këmbëngulja e shokut të ngushtë të djalit, ngjajshmëria me të birin, bëri që të gjunjëzonte dyshuesit. Vajza u rrit në shtëpinë e gjyshes, midis dajave dhe tezes.
E ëma, e vetme, emigroi në Greqi dhe dërgonte të ardhura, veshmbathje për të bijën dhe gjithë familjen.
Por qetësia nuk vazhdoi gjatë.
– Hajde të shkojmë tek gjyshja e Agronitës, se i ka ka vdekur e bija aksidentalisht në Greqi, më sygjeroi një kolegia ime në një orë që ishim të dyja pushim.
Shkuam dhe pamë varfëri.Trupi nuk kishte ardhur.E ëma e qante me zë dhe ishte tepër e dërrmuar. Nuk mund të qëndrohej gjatë .U munduam ta ngushëllonim të ëmën, edhe pse e kuptonim që po mundoheshim kot.
Këto kujtime më kaluan vetëtimthi para ish nxënëses time.
Nuk e mbaja mend në se e përfundoi apo jo shkollën tek ne. Përsëri ajo nuk më la gjatë në vështirësi.
“8- vjeçaren dhe të mesmen e përfundova po në qytetin tonë, por pranë gjyshërve nga babai. Edhe kushtet e jetesës ishin më të mira tek gjyshërit e tjetë. Në maturë u dashurova me një shokë të djalit të xhaxhait dhe krijuam familje.
Kemi një vajzë 5 vjeçare dhe djalin pa mbushur një vit.
Në atë kohë erdhi shoqja që priste me dy pesëvjeçarët që herë vraponin njëri mbas tjetrit dhe herë i ngatrroheshin sa para mbrapa.
Përshëndeta gruan e re që u afrua, përkëdhela dy vogëlushët dhe u ndamë atë ditë.
Digjesha nga dëshira për të ditur më shumë për jetën e saj, por u tregova e përmbajtur. “Është me familje, e qetë e lumtur, ç’ të duhet të dish më tepër,” u mundova të bind veten time.
Mbas disa ditësh e pashë të ulur me djalin në prehër dhe me një shishe plot me lëng frutash që e ushqnte me biberon.
U ulëm edhe ne duke e vendosur në mes.
-Të ngjan djali Agronita i thashë, se vërtet i ngjante.
“Po mësuese, Agroni i ngjan babit, ndërsa Anita ka marrë shumë nga mami.”
-Rrojnë gjyshet?, e pyeta unë.
“Gjyshja nga babi vdiq e moshuar, ndërsa nëna e mamit vdiq tani afër në Greqi, e kuruar në një spital të Athinës, e ndihmuar nga një shoqe e mamit. Ajo mori përsipër gjithçka dhe dajës tim të madh i la porosi që më pret edhe mua me familje të shkojme për pushime, në një ishull ku ajo punon gjatë verës.Tani që vizat janë hequr, do të planifikojmë një dy javorëshe të shkojmë.Im shoq nuk ka punë të qëndrueshme. E pashë të qetë, por mua më bëri pershtypje kjo ftesë e vonuar nga ajo zonjë.
Takimet me Agronitën vazhduan gati ditë për ditë. Me sa kuptoja ishte e lumtur. Nuk e hiqte nga goja të shoqin dhe fëmijtë.
Për disa javë nuk e pashë dhe ndjeja se shëtitjeve të mia dhe ai park kishte diçka mangët.
Por kjo nuk zgjati shumë. Ishte mes tetori. E pashë tek një stol në anën veriore të parkut.U ngrit nga stoli dhe më përshëndeti me dorë.
Unë ata përshëndetje e mora si një dëshirë të saj për të më takuar.
U afruam. Ajo m’u hodh në qafë. “Mesuese, edhe unë jam pak “Maro Përhitura.”
Qesha s’e m’ u kujtua që në një orë leximi letrar u kisha treguar përrallën që më tregonte nëna.Çuditërisht, Agronitës, ajo përrallë I paskesh bërë pershtypje.
“Isha në Greqi tek shoqja e mamit. Doli dhe na priti në Athinë dhe me makiën e saj shkuam në ishull. Mësuese nuk ta tregoj me fjalë sa jemi kënaqur ato dy javë.
Në dorë mbante një ngrumbull fotosh dhe filloi të m’i tregonte.
Por vura re s’e diçka tjetër donte të më tregonte, por ndruhej nga shoqja ime.
Kur u ndamë, më futi në xhepin e fustanit një copë letër. “Të pres nesër tek apartamenti im për të pirë kafenë e mëngjesit.”
Edhe pse e moshuar, ajo copë letër ma prishi qetësinë.
Mjaftoi një zile telefoni dhe ajo u gjend poshtë tek hyrja me djalin në krahë.
U ngjitëm në katin e dytë dhe u futëm në apartamentin e saj.
U rehatuam në dhomën ku ajo më drejtoi.
“Mësuese ,zëri iu dridh, zonja më tregoi se kur gjyshja ishte në spital,
asaj i kishte vajtur për ta takuar nëna ime.E kishte lajmëruar Liza, zonja që më ftoi për pushime Jeta e gjyshes varej në fije të perit, I mbushte a s’i mbushte 24 orë. . Edhe për shpenzimet për kurimin e gjyshes ishte përkujdesur mamaja ime. Në atë kohë teta Liza punonte si infermiere nate, në atë spital që bënte kurime falas, të cilat i mbulonin bamirës të pasur.
Tani isha unë që u bëra për ujë të ftohtë.
Po varrimi? Arkivoli?
“Në atë kohë çfarë nuk bëhej, moj mësuese”, më solli në vete Agronita.
Liza më tregoi se ishte e pranishme në takimin, kur nëna që po ikte në tjetrën botë dhe e bija e ardhur që andej, u përqafuan. Gjyshja ndryshoi si me magji kur takoi të bijën. Ndoshta ajo e kishte pranuar vdekjen, por zemra e nënës jo.Nuk ngopeshin duke parë njera -tjetrën, duke e përkëdhelur, duke i marrë erë në kokë, në gushë
Në të gdhirë mamaja ishte larguar. Gjyshes i ra përsëri çehrja e meitit dhe sytë i mbetën nga dera. Përcillte të bijën me sy, apo priste djalin? !
Gojën nuk e hapi më ,vetëm i pëshpëriti diçka të birit, që edhe ai në ato momente nuk e kuptoi. .
Mamaja ime nuk e takoi dajën, por edhe sot e kësaj dite ai nuk di si t’ i spjegoj fjalët e fundit të gjyshes: “Varri është bosh”.
-Po mamanë e takove? , nuk m’u duruar mua.
Këtë herë jo. Teta Liza më tregoi gjithçka, kur ishim kthyer në Shqipëri.
Më tha edhe këto fjalë:”Këtej e tutje s’ keni nevojë t’u lidh unë.
Por do ta shohësh se mami jot ka edhe ajo pjesë nga fati i Hirushes,
por jo si ajo e përrallës, por Hirushe e kohës së sotme.”