9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Ildije Xhemali

NUK KANË FAJ “SYZET”

( Fërkim i paqtë midis brezave)
Nënë e bir jemi të dy.
Un’ e shekullit t’ shkuar
Ti i shekullit të ri.
E djeshmja un’, i sotmi ti.
Ngjyrat janë po ato .
Secili sheh me t’ tijat sy.
Atje ku ti sheh bardhë
Unë dalloj ngjyrën gri.
Një mal rrugën zënë
Frikën ma fut në gji
Kodrën dallon përbri
Ta kalosh, zgjedh ti.
Ku un’ shoh shtegun
S’ ta mbush syrin ty.
Dridhem kur kap lekun
Shpenzon, pa një e dy.
Lehtë e ashpër debatuam
Dhe pse asnjë s’ e desh.
U grindëm dhe u pajtuam
Paqja erdhi midis nesh.
Unë gjurmët i hedh lehtë
Nuk kam dhe aq siguri.
E para s’ ta kap të tytën
Shpesh si shqot’, stuhi.
Mos ndoshta fajtore syzet
Na ngatrrojnë me dredhi?!
T’ u flakim lehtaz trillet
I ndrruam, me mirësi.
Kot provuam, u munduam
Grija për mua ngeli gri
Më kot syzet i fajësuam
Rinia mbetet po rini.
Poezi tek përmbledhja

“Fruta të pashijuara”

“””””””””””””””””””””””

ZGJOHUNI
Gjaku u ndez
Tek cari i kohës moderne
Dhe kërkon kufijtë e vjetër
Dy epokat t’i bashkoj
Ai të udhëheq, askush tjetër.
Strateg i shkatërrimit
Fytyra më e pafytyrë
E popullit rus
E popullit të talentuar
E popullit të kulturës
E popullit të artit
E popullit të së bukurës!
Cari nuk mund të pajtohet
Që bija e rritur
Jetën, e pavarur ta ndërtoj.
Me arrogancë kërkon
Ta përunj, ta gjunjëzoj
Ta robëroj ta skllavëroj.
Rikthim mbi shina të vjetra
Rikthim me ligje të rrepta
Popujt, mësime kanë vjelë
Nga historia, s’ gënjehen lehtë
S’e heshtja, heqia mënjanë
Më keq se tradhëti
Sjell një Hitler të ri.

24 shkurt 2022

“””””””””””””””””””

JEHONË DHIMBJEJE
(Mos harroni fëmijtë e vrarë
dhe të mbytur)
Shpesh zgjuar a në gjumë
Një lëmsh të bardhë reje
Duar të shtrira, t’vokla shumë
Sillen qark.”Jemi pran’ teje.”
Vijnë nga të largëtat rrugë
Nga të largët edhe vende
Me ngjyra t’ ndryshme n’ lëkurë
Janë njerëz, jo sende.
Disa i kuptoj, fare qart
Se flasin në gjuhën time.
“Na vranë bishat, pa faj.
Jetën prer’, trupin thërrime”
I shikoj edhe tmerrohem
Coptuar kullojnë gjak.
Ca të tjerë përgjërohen
Përbi rër’ t’ pushojn’ pak.
Engjëjt s’e njohin mallkimin
S’ shtiren, t’ qajnë s’kanë fuqi
Dhimbjen e tyre tej njer’zore
Duhet ta besoj çdo njeri.
“Ca nga ne jan’ shekullor.
Shkulur nënave nga trupi
Bëhuni Ju e forta dor’
Burra, o mbuluar nga turpi!”
-Nuk flas nëpër podjume
S’ jam avokate, s’ kam fuqi.
“Trokit zemër më zemër.
Jemi shum’ as Një as Dy.”
“Për vete dhe për të tjerë
Ne kërkojmë Drejtësi.
Heshtët për dje ? Por nesër
JU, bashk’fajtor’ në fajësi!”

POEZI nga përmbledhja

“FRUTA TË PASHIJUARA”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.