“”””””””””””””””
KURORA E “MERITUAR”
Në gjithë vitet e punës, i urryeri ditar
N’ vitet e qet’sisë, jeta mban jo pak hall
Një far’, dikur tulatur, priti për të shpërthyer
Lapsin, mikun e përhershëm fort shtrënguar
Vargje hodha në letër, mirë, keq s’e di
I ndava në miq, me jo pak mërzi
Doja një mendim, doja një sygjerim
Të gjith’ m’ i pelqyen, asnjë kundërshtim
Diku bëhej një konkurs ” Do të marr pjes’ “
Vetes i premtova, mburrja t’ mos bëhej ves
Me shumê nderim mora një ftesë
Nē konkurs, kusht, poezinë ta lexoja vetë
Për çudi, edhet e garës s’ ishin shuar
Afrohej dita, rrahjet zemra shumë shtuar
Provime në jetë kisha dhënë shum’, plot
Por ankth dhe ethe konkursi kishte sot.
Salla e juria dinjitoze për “tarifën” paguar
Drejtuesi, zotni, “mirë” gjithçka menduar
Pa u ngrohur mirë karrikja “Të dashur poet’
Një rrugë e art’ suksesi përpara na pret.”
“Në tapet të kuq vlerat do shpalosni
Në sallat e tejmbushura do recitoni,”
-Sa keq, unë, s’ ia paskam ditur vlerat vetes
“Krenohu, shporre, thuaj tutje të thjeshtës”! (modestisë)
Një kurorë e artë na sillej vërdallë
Lavdërimet, fantazimet, mendja dhallê
Dhe skifteri drejtues na shiti e bleu
“Tarifa” e ardhëshme “dyfish”, ja vleu.
Poezi mbas poezie, tarifa rritej
Prit një mendim ndryshe, nuk dukej
Ftesë për promovime, bli antologji
-Jam a s’ jam poete, edhe sot nuk e di.
Shpëtova nga lapsi, shkruaj n’ celular
Në s’ qofshin poezi, jan’ kujtime, ditar
Si fotokopjet bërë shtypshkronjat
S’ ka kritikë, boll të kopjohen shkronjat.