14.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Ildije Xhemali

MOS LEJONI
VARROSJEN E KOMBIT
Ballkanit, në troje tona
ku shqiptarët jetonin
gjenden shtëpi gërmadha
Nuk duan të rrëzohen.
Të zotët janë përzënë
Dhe ujqit u strehuan.
Duke vrarë e prerë
etnit’ e tyre rrënjuan.
Një nga këto shtëpi
Është edhe e tim eti
Dhimbja u ripërtri
Dhe pse, stoike mbeti.
Por thika në zemër
U ngul, më theri
Se shtëpia e Konicës
Mbahet, s’do të bjeri.
Të Beut mëndjedritur
Dhe Beut sqimatar
Kush tjetër si Ai foli
Nderuar në Botën mbar’
T’u tregoj shqiptar’ ve
“Rrënjë t’ hedlësh n’ histori
Syhapur, gjumin flakur
Largo tradhëti, pabesi.”
Shtëpi- kështjellë
Kështjellë-mendimi
Piketë e argjentë
E ndritur drejtimi
Por stërnipat e tij
Si nderojnë korifejt
Tkurret, paket Atdheu
Harresa mbulon Diejt.
Me dhimbje kur shoh
RRËNIMIN e kujtesës KOMBËTARE.
“”””””””””””””””””””””

PËR JU MIQ
I hedh në letër vargjet
Dhe shpejt i nis tek ju
Pyes veten: “Janë të denj’ ?!”
Në se jo, të ngelen këtu
Si dita e vrejtur
E qiellin me re
Si bimë e vyshkur
E hedhur përdhe
Si një vjetërsirë.
Si përroi i tharë.
Si baçe lën’ pas dore.
Si qen, nga dera dalë
Oh! Meritoni shumë
Ndaj ndjehem para jush
Si nxënëse, një grusht ( e ndrojtur )
Her’ dridhur, her’ prush.
Më lexoni, fjalën e ngroht’
Dhuruar me tepricë
Askush si redaktor
Zemrën ma lini në dor’
Përshëndetje miqëve të mi që më lexojnë
Poezi nga permbledhja me poezi
“Lule mbi thinja”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.