“””””””””””””””””””””””””””””””
MËRGIMTARËVE
Po kthehen bijtë në gjirin e NËNËS
Vranë frikërat, larguar, tutje hedhur
Të shkarkojnë dashurinë e mbledhur
Të harxhojnë kursimet pikë -pikë hequr
Të zbrazin dhe lotët shpirtit tretur
Të mbjellin rrënjët e nostalgjisë së heshtur
Vijnë. ..,nuk dihet kur rruga e mirësisë
Në Atdhe përsëri ka për t’i ndjellur.
“””””””””””””””””””””””””””””””””
*KËRKO e LUFTO
Kujton Fb
Shpesh, parë të kam ,
Në ditët me vap ,
Me erë e me shi ,
Në kazane, këtu ,aty.
Kërkon me duar ,
Për fëmijtë ç’ të gjesh ,
Urin’ t’ua shuash ,
Pranë kur t’ u vesh .
Me kapelen streh’gjerë
Fshehur, të zitë sy ,
“E para unë, pastaj ti”
Qenit i flet, si t’ ishte njeri.
Për mua je NËNË ,
SI unë, TI je njeri .
Mos e fshih fytyrën
Turp, Ti mos ki .
Për “t’ madhen” zonjë
Deputete t’zonës tonë
Votën t’ kërkon e merr
Bëhu furtun’ e tmerr .
Plehrat vërtitja n’ kok’ ,
“Ta meritoj'” tënden vot’
E lerosur, e fundosur ,
Si një palo dosë .
Se “të bukurin” zanat ,
S’ e zgjodhe me dëshir’ .
Kur njeriu, trajtohet NJERI
Shoqëria, edhe më e mirë.
FALEMINDERIT LEXUESES TIME ( dëshiron që të mbetet anonime) QË BËRI TË MUNDUR BOTIMIN e
Përmbledhjes së katërt me poezi “RRËMBEJA RREZET DIELLIT “
me parathënie nga POETI AGIM BAJRAMI
PARATHËNIA e Përmbledhjes poetike
“RRËMBEJA RREZET DIELLIT” e poetes Ildije Xhemali
AGIM BAJRAMI
Poezia nuk njeh moshē , orare dhe stacione pritje Kur vjen ajo , di ta hapë vetē derēn dhe nuk tē pyet fare Eshtë njē ardhje e ngjashme me llavēn e rizgjuar tē vullkaneve tē fjetur kaq kohë nën shtresên e trashë tē akullit Ndodh kjo se edhe shpirti i njeriut e ka tè lindur një dukuri të tillë eruptive Këtë mendim kam krijuar edhe për poezinë qē shkruan Ildije Xhemali ,njē zonjē e nderuar çame ,që kohēn e saj të lirë e ndan shpesh me vargu, si njē mēnyrē për tē komunikuar me botēn letrare dhe për të shpêrfaqur artistikisht impresionet e saj të ditës Duke .shfletuar krijimet e saj në faqet e medias elektronike ,mē bēn pershtypje bota e shqetēsuar dhe nervi i saj i ndjeshëm poetik ,kurajua civile dhe prirja pēr të qenē vetvetja nē çdo moment Ngarkuar me lēndē tē pasur nga jeta dhe emocione , vargu i saj jo vetēm fiton statusin e njē zēdhēnēsi shpirtëror,
por arrin të përcjellē besnikërisht plane të gjerë dhe interesante te jetēs dhe pikpamjeve tē saj intelektuale Në fakt mē shumē se poezi kēto krijime mund ti marrēsh pa menduar edhe si njē estetike të shqetēsuar tē një bashkëkohêseje , pēr njerëzit e saj të dashur dhe vendlindjen e saj tē mohuar çame masakruar keq nga barbarēt shovinistê grekë Dhe akoma mē tej ato janē shprehje e pozicionit që zë figura e njē gruaje intelektuale si ajo nē arealin e kēsaj bote me elementë tē theksuar maskilizmi Poezitē e kēsaj autoreje janē tē shkruara me një stil të thjeshtē , por janë tepër komunikuese me lexuesit dhe kohën qē jetojmē Pasuria e motiveve ,mbylljet e befta dhe fryma e ndjerē që i shoqëron ato , të imponojnē për t’i shfletuar deri në fund
Materiali pikant dhe shumësia e temave tregojnë se autorja e mbledh motivin e saj poetik nga pêrditshmēria dhe ,nga kontaktet e herēpashershme të saj me njerēzit dhe problematikat e ndryshme tē tyre Gjithmonē nē kërkim tē së bukures ideale dhe pastērtisë morale , vargu i saj nuk e ka njohur dhe s’ka pēr të njohur kurrë paqen me veten Kjo edhe se autorja e rritur në një familje patriotike dhe me baza tê shëndosha morale, nuk ēshtē mësuar të tolerojē apo tē bëjë koncesione me tē keqen dhe absurdin tipik mesjetar shqiptar
Përkundrazi e shēmtuara ja ndez mē keq asaj nervat ndjesore ,ja mpreh mē shumë vargun , duke e bërë më kumbues dhe me më shumë ngjyre Aq sa i lēnē vragē nē shpirt sjelljet dhe bjerrja e vazhdueshme e vlerave tē shoqërisë ,sē konsumit , aq dhe e lumturon fisnikëria dhe karakteri burrëror i njerzve tanë trima dhe patriotē përballë temave tē nxehta të atdheut
“Shoh diçka qē s’më pēlqen
Shpejt e shpejt e tjerr një varg “
thotë ajo në nji nga poezitē e saj tē radhës Dhe e mira e kesaj pune s’ēshtē vetēm fryma rebeluese ,por edhe disiplina e vargut dhe mendimit poetik Nē poezinē mē të mirē të Ildijes çdo notē gēzimi ,zhgēnjimi ,apo hidhërimi vishet me ngjyrēn dhe tingullin e saj karakteristik,si dhe me kodet dhe veçantitē e tij të spikatura
Organiciteti dhe natyrshmërija qē buron nga vargu i saj , më le të kuptoj se pērpara se ta hedhë në letër materialin letrar , autorja e ka përpunuar atë më parē në laboratorin e saj krijues ,duke e sjellë dhe persjelle disa herë nēpër duar , prirur gjithmonë drejt thelbësores dhe tē vêrtetys sublime
Kjo gjê mē kujton shpesh kritikun e njohur Forrest Gander që kyçin e suksesit të një poeti e shihte vazhdimisht tek ” Poetika e tij e brendshme përshkuese dhe medituese ” Të tilla nuanca poetike kemi rastin ta ndeshim edhe nē shumē poezi te ketij libri ,si ato me temē sociale ashtu dhe nē poezitē kushtuar treves sē saj të mohuar çame , atdheut të të parëve tē saj ,Edhe pse në qendêr tē tyre autorja vendos objekte jo frymorē si shtēpi tē braktisura dhe tē mbetura shkretē ,edhe pse gjaku i derdhur i viktimave vijon ende të klithē , autorja vijon tē dēgjojē ende ,zëra shprese Peisazhet e fshatrave çame në kêto poezi edhe përkundër represionit ,edhe pse pa njerëz vazhdimisht do ti gjesh të populluara me kujtime dhe historira tê shkuara Edhe nëse nuk sheh njeri nl vorua , nênteksti i poezive tē Ildijes tê siguron se dikush nga shpirtrat e shqetësuar tē gjyshërve ,nënave apo kushërinjve tē dikurshēm po tē shoqēron pa u ndjerē nga pas Ata sapo kanē dalë nga baladat dhe vdekja dhe tē janë futur nën lêkurë Ullinjtē e vetmuar dhe mullinjtë e braktisur janē thjesht dekor i ankthit që shoqëron vizitën tënde nē kēto treva tē shenjta
Nêse më pyesni se nga jam
Unē t’ju pērgjigjem, jo s’e di
Rrēnjët shtrihen tutje thellë
Ku rēnkojnē gur dhe ulli
Vēreni se si përthyhet hera herës ligjērimi i saj i brëndshëm poetik dhe si pasurohet dora dorës me elemente psikologjikē Autorja dhe Çamērija kanë njê lidhje tē fortë organike mes tyre , gjë qē reflektohet në çdo hap të jetēs dhe pranisē së saj fizike dhe shpirtërore.
Ndaj nuk duhet tē çuditemi qē në inventarin gjuhësor të poezisë sê saj geni ,gjaku dhe etnia janê ndêr më të lakuarat dhe mē tē pranishmet
Poezia kushtuar vëllezērve të një gjaku , arbëreshēve të Italisē, është nga më emocionueset dhe sinjifikativet njëherêsh
Ajo është e bindur se e nesërmja nuk mund të jetè e sigurtë dhe e qartē pa respektuar së pari gjenezên , rrênjët e kombit dhe ndjenjën e mëmësisë
Kēta janē shtyllat mbi tē cilat qēndron e sotmja dhe e ardhmja ,kombi dhe familja
Pa to pohon ajo, gjithçka i ngjan njē ure të varur nē ajër ,pa brigje dhe pa këmbë nën tokë Në poezinë kushtuar nênës vargu i saj merr karakter sentencial dhe një lartêsi pēr t’u admiruar
Fjala nënë në fëmijëri
Fjala nēnē nē pleqëri
Fjala nēnē nē gëzim
Fjala nēnē nē hidhērim
Dashuria e saj s’ka çmim
Zanafillë që nē fillim
Tē njejtat karakteristika gjejmë edhe në poezinë kushtuar poetes Flutura Açka
gjatē vizitës së saj nē Artën e Çamêrisē
Dhimbja më solli
pranē dhimbjes tënde poete
S’isha as në gjumē as zgjuar
Duke vizatuar poetikisht portretin e saj si grua dhe nënē ,autorja ka ditur te vizatojē
me bojra drite edhe portretet e gjithē nēnave tē botēs
Poezia kushtuar Ruzha Drashiq, nēnēs sē ushtarēve serb zēnē rob nga UÇk-ëja , tē lē nje shije tē mirē ,si pēr mesazhin njerēzor ashtu dhe pēr urat qē vendos mes gjithē nēnave tē botēs Nē tē nuk ka urrejtje, siç ndodh shpesh kur shkruhet pēr kundērshtarēt tanē historikē nē shekuj Pērkundrazi nē tē ka respekt dhe ftesē pēr ta bērē kētë botē mē bashkēpunuese Tē tilla mesazhe i gjejmē edhe nē poezinē tjetēr pēr fqinjēsinē me Serbinē Autorja ështē e gatshme të ulē armët e urrejtjes ,por nuk pranon tē harrohen krimet e përbindshme tē makinerisē millosheviçiane Ndērkohë ajo gjen rast të krijojē paralele tu gjetura tragjike me masakrat e bandave zerviste ndaj popullatēs sē pambrojtur çame Edhe kētu, ndonēse e ka tē pamundur tē harrrojē torturat dhe masakrat e përbindshme ndaj njerēzve te gjakut te saj , karakteri qytetar dhe i kulturuar i saj triumfon ndaj instiktit primintiv të hakmarrjes
Nē kēto poezi dhe shumē tē tjera si këto reflekton kredua dhe opusi i saj i gjerē shpirteror Poezia “Sirena “, tē cilēn autorja e ka marrē nga njē baladē e vjetër çame, tē tērheq sa me fjalorin e saj të pasur poetik aq dhe me fabulën tejet interesante ,
Një djalosh u mahnit nga njē sirenē
Qē shfaqej nē bregdet herē herē
Gjithē bukuritē detit i kishte falë
Kaltērsinë e qiellit pa re ,syve saj dalë
Ashtu siç thotë dhe ajo vetë, çdo varg dhe detaj legjimitor janë një pjesë e amanetit të të parëve tanë për të mos e braktisur Çamërinë dhe për të parë gjithmonë
nga Qafë Bota..
Njē nga gjërat mē pozitive qē ndesh nē kētē libēr ēshtē sinqeriteti Poetja i shkruan përjetimet e saj vetēm kur ēshtē e ngarkuar emocionalisht dhe vargu i troket vetë nē derē, si pēr t’i kërkuar takim Vetēm atēherë ajo mpreh penēn dhe nis tē shkruaj Duke i ndenjur besnik faktit jetësor , dhe pa rënë nē natyralizēm ajo nis udhëtimin e saj krijues nē viset e ēndērrta tē mallit dhe gjenezēs sē saj tē shenjtëruar Pa e sorrollatur shumë mendimin dhe pa e mbingarkuar , nis t’i jap formē krijimit duke futur nē të shumçka edhe nga bota e saj e gjallē dhe e pasur si bijē ,si grua dhe si qytetare Po kēshtu tē bie nē sy pērdorimi me vënd i simbolikës poetike Nē poezinē
” Për detin ” kjo karakteristikē ēshtē më e dukshme Eshtë njē krijim qē priret drejt thellësisē psikologjike dhe evidenton prirjen e autores drejt refleksionit Ky trill i jep energji poezisē dhe e bēn më tē prekshme atë Nē poezinë tjetēr
” Braktisja e mandolines”
njihemi edhe me njē nga pasionet e vjetra te rinisê sē saj Mandolinēn
I gjithē krijimi ēshtē ndērtuar mirē strukturalisht dhe ka njē finale tē gjetur Pasionin pēr tingujt autorja tashmë grua , e ka zëvëndēsuar me pasionin dhe dashurinë pēr rritjen e fēmijēve tē saj
Natyrisht ky ështē një nga misionet mē tē lavdishëm në jetē për njē grua dhe krijuese tē përkushtuar dhe pēr kētē ajo ka tē drejtē tē krenohet
Rrodhēn vitet si rrjedhë lumi
Tani nënē , mbaj fēmijët në gji
Tingujt i zēvēndësoi kênga
Kēnaqēsia e tē rriturit fëmijë
E thashē qē nē krye , se duke qenē me origjinë çame poezitē kushtuar dramês së mallit për atë vend zënê njē vend tē dukshëm dhe janē nga më evidentet ,por
nē kētë vēllim ka dhe një numēr të madh poezish kushtuar figurës së gruas dhê nënës nē kohë ,Edhe nē kētē cikēl autorja ka derdhur energjitē dhe talentin e saj krijues Kjo ēshtē arsyeja që kur i lexojnë ato, shumē gra dhe nēna kujtojnë se po lexojnë autobiografitē e tyre jetêsore Pêrvojën e saj autorja ka ditur ta derdhē artistikisht edhe në poeziitë:
“Studentes ,”Tre varret,” “Të më kthehej rinia “
Këndvështrim etj. Ildije Xhemali ēshtē njē krijuese me nje lidhje tē ngushte me realitetin dhe individēt e tij pērkatēs Mēsuese e vjetër ,intelektuale e spikatur, misioni i saj jetësor ka qenë pêrgatitja e denjē e brezave pēr kohên dhe atdheun Prandaj dhe poezia e saj më e mirē i ngjan nje kanavece piktori ,ku bashkēkohësia pikturon vetveten nē shumë plane dhe kënde interesantê dhe kujtesa historike gjen edhe njē rast mē shumē pēr t’u rizgjuar para nesh me krenari të ligjëshme.