MË KËRKOJNË GURËT
-Baba, nuk të çojmë dot në vendlindje
.Mundohen ta qetësojnë babanë plak.
Është me rrezik, kohë pandemie,
Na kupto, të lutemi, duro ti dhe pak
I dëgjoj, debatojnë, fëmijëve u jap hak
Por dhe vëllanë e njoh, ja di atë merak.
Malli ç’ e përvëloi, zemra ndezur flak’
Me gurët të çmallet, ta qet’soj’ ai prag.
Në dorë mban një foto, loton si fëm:i
“Nane, ndoshta mot s’do kem më fuqi
Të vi një cigarë përmallshëm ta pi
Aty ku Ti prehesh, të gjith’ gjejnë qet’si.”
“Më do pranë ulliri, mbjellë unë vetë
Kur familja shtriu rrënjët, u shtua
Kur gëzimin shtoi nipi i parë, lerë
Parku më fton: “Mos më harro mua.”
“Një kafe me shokë pranë detit me valë
Të hethim romuze, të bëjmë ca rrengje
T’ i kënaq këta sy, ta shuaj k’ të mall
Jam i moshuar, t’ shmallem n’ ato vende!”
-Baba, ja ka dhe këtu: lumë, mal e det
Më bukur, më pastër, jetohet më mirë
Jeta jonë stolisur, ne qytetar me nder
“Këtu unë jam MIK, aty thirrem “BIR”
“Në dhashë atje, timen, të fundit frym’
Mos mbani maraz, unë e kam për gaz
Të më tresi balta, ku djersa u derdh lumë
BIJ është AMANET, ju them e ju FLAS.”
“””””””””””””””””
Fytyrat e dashurisë
Dashuria, tek ty zgjon dallgën
Hojebardhë e me shkumë
Përplaset fort në shkëmb.
Me shkulme vjen tek unë
Me dallgën e fortë nënujore
Që të tund e të shkund.
“””””””””””””””””””””””””
NDERO VETEN
Në respekt të SHQIPTARËVE
që u venë fëmijëve emra SHQIP!
Ne shqiptarët e Shqipërisë
Do t’ harrojm’ të flasim shqip.
Zgjedhim emra për fëmijtë
Kur kuptimet nuk ua dim’.
I pagëzojmë Artur, Baftjar
Kur fjalë t’ bukura kemi plot.
T’ mos thërriten me emra kot
Fjalë me vlerë, jo si që mot.
Askush s’ të ngre kapelen, jo
Kur sillesh Ti pa dinjitet.
Trimërin’, mënçurin’ ndero
Si çdo popull heronjtë e vet.
Përmbledhja poetike
“VONË ?!!! KURRË! “
“”””””””””””””””””””””
E DJESHMJA
E botuar kujton Fb
N’ ditët shterp t’ pleq’ris’, fjalën marr dhe e nis
Marrin jetë e gjallërojnë kujtimet e rinisë
Ishte kohë plazhi, ishte kohë verê
Mbi supe një bluzê, në kokë një kapele
Misri priste shatin, gruri rënë ugarit
Nga aksionet e rinis’, n’ punët e bujq’sisë
Netëve me hënë, mëngjeseve me vesë
Me diell takoheshim fushave t’ Myzeqesë.
Mbi kashtën si shtresë, duaj gruri si jastëk
Natën fjetur jashtë, korrej, shihej fët e fët.
At’ mëngjes korriku, s’ më zgjoi e arta rreze
Çajnë ajër e heshtje, ç’më bëjnë për vete.
Ca tinguj mandoline, të shpërndara lehtë
Hymn e simfoni hapsirës së qetë.
Tingulluar bukur, këndshëm për pun’torin njeri
Gjithë mundim, s’ shijoi rini, s’shijoi Liri!
Për brezin e ri që LIRINË e tyre e vrasin tryezave të bareve.