Në një kënd të rehatshëm, gjysma i fshehur, të një lokali në periferinë e qytetit, ne, të rinj 14- 15 vjeçar po festonim datëlindjen e shokut tonë
Djem e vajza, të zhurmshëm, u ulëm të kënaqur duke qeshur e ngacmuar njëri- tjetrin.
Porositëm çka deshën dhe prisnim ardhjen e pijeve. Dikush, “si më i guximshëm” ndezi edhe cigaren për të treguar se ishte mbi të tjerët dhe filloi ta thith me tangëllëk para nesh.Nuk vonoi kamarieri, një djalë mbi 20 vjeç, me trup atleti me pije të shumllojta Mbi tabakanë ishte edhe një pecetë e bardhë që mbulonte një tabaka të vogël, që zinte 1/4 e tabakasë së madhe.
U afrua tek unë. Shtriva dorën dhe mora koka-kolën. Kamarieri s’po lëvizste.M’u duk sikur donte të hiqte pecetën e bardhë, por diçka e pengoi.Ngrta sytë.
-Nuk do ďiçka tjetër? sikur folën sytë e tij.
– Atë që dëshirova, e mora, ia kthyen sytë e mi
Një dorë u zgjat mbas kamarierit dhe në hapsirën mbas krahut të tij ngriti pecetën dhe rrëmbeu një. . .
– Vetëm për fllestarët është falas, i foli me gjysëm zëri kamarieri, ndërsa shigjetat i kishte drejtuar nga une.
-Hë, u mendove?
Sytë e mi panë dyshemenë për të fshehur gjëndjen që i ngjante kur ndodh para një udhëkryqi, i paparashikuar.
Dora ime nxorri nga xhepi një kartmonedhë dhe e vuri larg asaj pecete të bardhë.
Sytë e mi po shkrepëtinin duke u larguar.
-Nuk është ndonjë humbje e madhe, të tjerët janë këtu, sikur folën sytë e tij.
– Nuk do të fitosh mbi të gjithë, të dobëtit do të mundësh, iu përgjigjën sytë e mi