Kur hyri në Krujë Gjergji
Para pesë shekujsh
Tha, që lirinë s’e solli ai
Po ata që shpatat kishin cveshur
Me të ngriti kokë Shqipëria
U bë shtet më vete
Deri sa e pushtoi Turqia
Që me zjarr e hekur
E mbyti në trishtim
Bashkë me pushtues të tjerë
Fashistë e nazistë
Po ja që një dritë nga terri
Shqipërinë e nxorri
Skëndërbeut pas pesë shekujsh
Një vëlla i doli
Enver Hoxha komunist trim
Si Gjergji frymëzoi popullin
Të fitojë vetë lirinë
E ngriti lart si shqipe me fletë
Vec ajo epoke mbaroi me të
U kthyhem prapë në kënetë
Sot duhet të lindë një tjetër vëlla
Që sic thoshte Gjergji
Lirinë ta fitojmë vetë na
Kur të tërë ne të ndajmë
Bashkë këto vlera
Do bëjmë Shqipërinë zonjë
Se do lindin shumë Gjergja.