16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Iliriana Sulkuqi

 

STATUJAT…
TI, STATUJË LIRIE,
ARDHUR DHURATË NGA EUROPA…
UNË, STATUJË DASHURIE,
QË NGA I-LIRI-A IME…
NGA CILA PREJ NESH
U PAQËTUA BOTA…?
MBETËM TË DYJA
NË METAFORË ËNDRRE,
SIMBOLE PËR TË ARDHMEN
E PASOTME…
Iliria-na:
Happy Independenc Day, AMERIKË!
Brooklyn, NY
Tirana, Albania, sot, 2019
“””””””””””””””
PO GRINDET TOKA IME DHE QIELLI YNË..
(mes tyre unë – asgjë-ja)
Pashë një ëndërr…,
ende pa mbyllur qepenat
apo grilat prej qerpikëve
që fshihnin lotët prej sy-irisi…
U zgjova syhapur
nga ëndrra
që po m’i
shkulte dhe rrënojat e fisit…,
ende pa më ”flutururuar” Shpirti…
Po grindej Toka ime
dhe Qielli Ynë.
Mallkonte Toka me bè për një Rè.
Hakmerrej Qielli
për Rè – në me Rrufè…
Fërkova sytë prej ëndrre pa fjetur…,
grisa qepena e grila
të bëhesha rrufèpritësja
edhe pse nuk isha “asgjë”- ja
për të dyja…
Qiellin e paqëtova me fjalë
prej Zotit të tij …
Po Tokës, ç’t’i bëja…?
Me klithma prej loti,
a mund ta besonte Marinë…?
Qielli dhe Toka –
Si Zoti dhe Shën Maria
(edhe unë,
kohë e pa kohë …-
me pëpëlitjet e qepallave të mia.
Herë,
duke u prushëzuar
brenda tokës sime – Shën Mari,
herë,
me sytë nga Qielli,
te Zoti ynë…(!).
… Ç’mund të bëj,
më shumë… ?
Iliriana – Tani dhe Përgjithmonë,
Brooklun, NY, 3 korrik, 2018
“””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, fëmijë dhe tekst
-Almir, o ëndërr e pa gdhirë,
ç’më kujtove tjetër dhimbje, bir…!-
Vrasjen tënde s’e durokam dot…!
(djalit 9-vjeçar, Milot Kryeziu, që serbët e vranë në pragun e shtëpisë, me bukë në gojë, 1989)
Ç’është ky arkivol
Pesë pëllëmbë e ca!?…
Ç’peshë ka
që kaq shpatulla burrash
dot nuk e mbajnë…!?
Ç’është ky zë fëmije që rënkon
dhe gjithë Kosovës i jep dhimbje…?
“Ku po më çoni,
o nanë, kam ftohtë…
më ngroh… Nxito!
Më ka filluar ora e mësimit…
Më jep me vete çantën me libra,
mos harro, librin e këndimit…,
edhe lapsat me ngjyra,
fletoren e vizatimit…
Përgjysmë kam lënë vjershën e Naimit…
Flamurit s’i kam venë Shqiponjën,
Qiellit s’i kam vizatuar Diellin…
Mos harroni, mos harroni:
Nesër ejani më shihni!
Nesër nga “gjumi” më zgjoni!
(1989, pasi dëgjova lajmin e dhimbshën, në TVSH)
“””””””””””””””””””
Më troket një letër…
Ditën e parë të zgjimit këtu,
më troket një letër: “Mirëse erdhe!…”
Të dytën ditë, një kartë sigurimesh…
Të nesërmen, vizitë mjeksore
(nga floku te këmbët), falas…
Pa e parë ende Statujën e Lirisë…-
një zarf i vulosur – GREENCARD…
dua apo nuk dua të qëndroj këtu,
e kam pashaportë me veshë e sy…
Po ti, vendi im,
fillesa e botës,
asgjë nuk ke
të na mbash aty?!!…
(Brooklyn, gusht, 2004)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.