SA MALL !

(Universitetit Bujqësor)

Asgjë nuk qenka si më parë
Gjithçka po thuaj e tjetërsuar
Që nga ndërtesat ngjyrëbardhë
E gjer te pylli i gjelbëruar.
Dhe fakultetet s’qenkan ato
Si paskan më emrat e parë
Shumë nga godinat, pa shiko
Paskan ngel’ si shenjë në hartë.
Ku janë ato, rrugët e ngushta
Që gjarpëronin përmes pemëve
Po trëndafilat dhe ligustrat
Po portokallet e parku i bletëve.
Dhe vreshtë e rrushit s’qenka më
As fushë e sportit te reparti
As lavanderia me nuk qe
As menxën më, syri se kapi.
Malli me dogji për shokët e hershëm
Vallë ata ku mund të jenë?
Disa prej tyre i kam ndeshur
Por shumica e lanë atdheun.
Malli me dogji për profesorët
Që atë kohë ishin si prind
Për ta sot qajnë auditoret
Per ta sot qan edhe një ligj.
Diku në qendër e ndaloj hapin
Dhe sjell ndër mend një tjetër jetë
Kur disa miq e nisen vrapin
Endrrat hidhnin në gazetë.
Dhe erdha sot te ky vend
Në fakt u ndodha rastësisht
O zot një brengë gati më shemb
Prej mallit shtuar dhjetrafish.
Nuk qenka më asgjë si lash
Në moshën e bukur studentore
Pë brezin tim këtu qe start
Për rrugn’ e gjatë pa mbajt’ për dore.