24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Imer Hysa

VIZATIMET QÈ FLASIN MÈ SHUMÈ SE
FJALIMET.
Teksa pija kafe me dy miq te Bar Tradita në Laç, na përshëndet një burrë i bëshëm dhe i pashëm, i veshur bukur dhe me një kapele republike në kokë. Ashtu lehtë ulet dy tavolina më tej. Vendos mbi tavolinë një çantë dore dhe hedh vështrimin drejtë meje.
-Ymer, ju përshëndes, më mban mënd besoj ?
U ndjeva ngushtë, sigurisht e mbaja mend, ai ishte piktor me zë në rrethin tonë.
Si për të mos më vënë në vështirësi u prezantua vetë. Jam Paulin Lala.
Qesha tërë dashamirësi, sigurisht të mbaj mend, pak paske ndryshuar, kishte po atë buzëqeshje, po atë shikim dashamirës, po atë qetësi shprehje.
– Urdhëro ulu me ne.
– Jo, jo, ska problem, takohemi, pres një mik ,mbase justifikim se nuk njihte miqtë që isha unë me ta.
U ndava me miqtë dhe shkova te tavolina e tij
Kisha vite pa e parë, që kur punonte në Mamurras si shef i Kulturës. Pastaj kishte emigruar në Francë. Në biseda miqsh kisha dëgjuar për suksest e arritura atje prej tij, kështu që nuk mund të rrija pa e pyetur.
Teksa fliste ngadalë, hapi çantën dhe filloi të tregoi me dashamirësi sikur donte të vërtetonte me fakte çdo fjalë të tij. Me dhjetra gazeta që flisnin me fjalë dhe fotografi për piktorin e sukseshëm, një libër i botuar dhe i shitur në kohë rekord, intervista në radio, çmime të njëpasnjëshme dhe një çmim i madh, Çmimi i Parë.
-Çmimi i parë më ka gëzuar e lumturuar më shumë se kur mora lerat franceze – shprehet tërë ngazëllim.
Duke pirë kafe sëbashku unë shfletoja gazetat e librat, pikturat e tij që flisnin më shumë se fjalët.
Ishte Paulin Lala, piktori kurbinas tashmë “nënshtetas francez” qē për pak ditë ështē mes nesh me pushime.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.