7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Imer Hysa

MIRENJOHJE
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, kafshë dhe ambiente të jashtme
Ai burri aty, që mburret për mua
se ai më paska dërguar në shkollë
niset thjeshtë nga dy rreshta shkruar
rreth biografisë që kisha me “njollë”.
Ata dy të tjerët që bashkëbisedojnë
dhe i mbajnë iso “shpëtimtarit tim”
për gjashtë fëmijët e tij që rriti si thonë
“si vallë asnjë se nise për shkollim”?
E njoh atë burrë, mirënjohje tërë jetën
vërtetë ka qenë njeri i drejtë në jetë,
unë garanci për shkollën pata dhjetën
dhe sjelljen e talentin e miqtë e vertetë.
Më ka lodhur në jetë më shumë se gjithçka
jo puna, kurrsesi se kam patur problem,
por mburrja e tyre, se “në shkollë më çuan ata”
se biografisë familjare mi paskan “hequr një cen”.
Vërtetë origjinoj nga familje e njohur
që pasurinë më të madhe ka mendjen
kjo s’do të thotë që brezat s’janë lodhur
nga stërgjyshërit e gjer sot të bëjnë emër.
Mirënjohjen e kam virtytin e parë
siç kam dhe për disa mëshirimin
mirësitë i gdhenda në shkëmb të bardhë
honeve i thyva qafën urrejtjes zemërimit.
Ndaj e njoh atë burrë, mirënjohje tërë jetën
vërtetë ka qenë njeri i drejtë në jetë,
unë garanci për shkollën pata dhjetën
dhe sjelljen e talentin e miqtë e vertetë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.