-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Imer Hysa

Sot në ditën nderkombëtare të vajzave

PER JU VAJZA LAÇIANE.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
(Lirikë)
Kur dilni Ju, hëna xhelozon
pas maleve fshihet hije rëndë,
Tej reve të mëndafshta kërkon
të ju shohë me syrin e argjendë.
Kur dilni buzëmbrëmjes, xixëllonjat ndalen
se luajnë dot vallen e tyre të dritës,
Magjepsen para bukurisë së vajzave laçiane
llambushkat harrojnë ndezur edhe gjatë ditës.
Kur dilni Ju mëngjeseve pranverore
bilbilat këngën e lënë në mes,
Para jush dhe lulet turpërohen
dhe bari i njomë mbulohet në vesë.
Kur dilni Ju, kalimtarët ndalin hapin,
e shohin vjedhurazi me bisht të syve,
Poetëve muza u ngjallet, vargjet zgjatin
piktorët përzgjedhin për ju ngjyrën.

Kur dilni ju derdhur bukurish

si zana të vendlindjes time të shenjtë,

Atëhere e kuptojmë se qyteti vlen shumëfish,

Ju ja ktheni të artë dhe vleren e argjendtë.

“””””””””””””””””””””””””””””

JAM ATJE
Mund të jetë një imazh i Imer Hysa dhe ambiente të jashtme
Jam atje ku ëndrra duket ëndërr
Atje ku ora ecën në drejtimin e duhur
Atje jam, ku ndjehet plaku dhëndërr
Po po atje,
ku kurrë s’ndjehesh i humbur.
Jam atje ku ka hapësirë pa fund fjala
Atje ku flas gjuhên time letrare e me dialekte
Atje jam, ku kush punon jeton si në përralla
Po po atje,
ku njerëzit s’jetojnë vetëm për vete.
Jam atje ku drurët vlerësohen si mushkëritë
Atje ku shpendët përkëdhelen me njerëzit
Atje jam ku kanë gjuhë dhe flasin edhe sytë
Po po atje,,
ku janë baras “tè medhenjtë” e “të vegjlit”.
Jam atje, ku veglat e punës kanë vlerësim të barabartë
Atje ku diferencën e bën veç mendja
Atje jam ku njelloj si burrat vlerësohen gratë
Po po atje,
ku rreh si zemër zemra.

(Londer 29 09 2021)

“””””””””””””””””””””””””””””

NGA FORTESAT E LUFTES ME NAPOLEONIN
GJER TE GURI 150 MILJON VJEÇAR
(Reportazh nga Eastbourn Angli)
Në një tabelë anash shetitores së bregdetit tregohen në hartë pikat kryesore turistike që turistët e shumtë dhe pse jo dhe vendasit mund ti vizitojnë si atraksione turistike. Aty janë përcaktuar 11, që nga porti Sovereign, deri te shkëmbi arkaik
Shumicën i kam parë. Portin, Pierën, Teatrin, Fortesat, lulishten, por akoma ka të tjera që unë dëshiroj ti vizitoj.
Shëtitja anës detit mu bë rutinë dhe e domosdoshme. Flladi i lehtýë i detit lindor me ujrat e kristaltë që vijnë e përkëdhelin guralecat e vegjël në breg, dhe pemët dekorative e lulet e shumta të bëjnë të mos e ndjesh aspak lodhjen dhe pse ke përshkruar kilometra rrugë në këmbë.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Shumica e kalimtarëve që shoh shetitores janë të moshuar, por të mbajtur, mirë, ata më të rinjtë janë ose persona me aftësi të kufizuar, ose emigrantë që nuk kanë arritur të integrohen në jetën e kētushme dhe shteti i mban me pagë sociale. Darkave, në perēndim të diellit ka më shumē lëvizje.
Mua mē pëlqen të përshkoj në këmbë rrugët e qytetit. Të fotografoj ndërtesa të vèçanta për nga arkitektura, kishat qè këtu janë të shumta, objektet social kulturore etj.
Teksa lëviz nëpêr qytet mundohem të veçoj të veçantat, ato të bukurat, por si kudo dhe këtu, jo çdo gjë shkon si në vaj.
-Bëj kujdes, më tha ime bijë, mos i shiko gjatë njerëzit, veçanerisht ata të shendoshë apo me ngjyrë, të akuzojnē pēr bullizëm. As fëmijë mos bëj gabim ti puthësh, prekësh me dorē apo tu bēsh foto, se ti i don shumë fëmijët, por këtu nuk lejohet.
Si ndryshojnë kulturat njerëzore. Epo nuk është kot ajo shprehja që përdoret në Shqipëri ” Fshat e adet, shtëpi e marifet”, ndryshimet janë dhe mes fshatrash e jo të mos jenë mes kombesh.
Pallati ku banojnë fëmijët e mij është një ndërtesë tre katëshe dhe ka 9 apartamente banimi. Per një javë sa jam unë këtu nuk pashë asnjë nga komshinjtë., jo më tu vinin fëmijët apo vizitorë. E habitëshme me shqiptarët, mëndjen e kanë te bashkimi familjar. Qindra kilometra dhe mbi tre orë fluturim me avione për të kaluar ca ditë me fëmijēt. Kurdoherë e kam menduar dhe kurrë nuk do e heq nga mëndja se ne shqiptarët virtytin mê tê mirë dhe që mund të konkuronim botën kemi familjen dhe veçanërisht atë tradicionalen.
Gjithsesi jeta ka evolucionin e saj. Ndryshueshmëria dhe përshtatëshmëria jane dy anët njerëzore që ecin paralelisht. Nëse prishet ky ekuilibër jeta ndjen krisje.
Mendoj kështu dhe falenderoj fëmijët që mē dhanë mundësinë që të shkel mbi këtë tokë të bekuar me njerëz po të bekuar, në këtē vënd që hap mundësi dhe shanse të mëdha për këdo që don tē punojē e jetojë si njeri.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mëndjet e ndritura çojnë njerëzimin përpara. Ata hartojnë ligje e zhvillojnē kultura. Vetëm ata janë në gjëndje të përçojnë dritë mbi jetën dhe natyrën njerëzore.
Diku, në qënder të qytetit lartësohet si në pediestal një shkëmb arkaik i vendosur aty në vitin 2000, ku në një pllakë poshtē shkruhet mosha 150 miljon vjeçare e tij. I ofrohem pranë dhe e sodis, nê të dallohen qartë mbetje të ndryshme të fosilizuara. Nuk dua të di nëse kanë njohuri vendasit rreth këtij shkëmbi, por mendoj për shkëmbinjtë e vendit tim që kërkojnë ti bluajnë çdo ditë me dhëmballët e hekurta tē guroreve dhe fabrikave të çimentos.
-Çêshtê ky shkëmb, çfar historiku ka? Pyes Klodianen, bijën time që e njeh historinë e qytetit Eastbournë si të kishte lindur atje.
-“Guri ka funksion estetik pasi është orë diellore, i vendosur në qendër të qytetit në vitin 2000, me donacione nga qytetarë dhe me mbështetjen e Dukës se Devonshirit.
Vetë guri është 150 milion vjeçar dhe është marrë nga Portland, Dorset 156 milje larg Eastbourne”
Interesant, sa vlerësim për një shkëmb.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "REDOUBT FORTRESS hourne's ortress REDOUBT FO"
-Po fortesat në bregdet, edhe ato duken tepër interesante,. Diçka për historikun?!
– Po ato dhe shumë të tjera si ato, janë histori e qytetit dhe gjithë Anglisë.
-” Wish Tower është një nga 103 torrat e armatosura të ndërtuara ne brigjet jugore dhe lindore të Anglisë, me qëllim mbrojtjen nga sulmet e mundshme të Napoleon Bonapartit në fillim të viteve 1800. Nga 103 torra të ndërtuara ekzistojnë akoma vetëm 43, Wish (ose torra numër 73) është njëra prej tyre dhe për më tepër mbetet akoma pronë publike.
Ndërtimi i 103 torrave Martello u bazua në një torrë të fortifikuar në Mortella Point në Korsikë e cila i shkaktoi shumë vështirësi forcave britanike në vitin 1793. Ka një bazë me diametër 13m dhe lartesi 10m. Kati përdhes shërbente për magazinim, garnizoni strehohej në katin e parë, ndërsa në katin e fundit ishin të vendosura dy gjyle dhe një top.
Në një formë të ngjashme si torrat Martello u ndërtuan dhe tri fortesa të mëdha me 10 topa, një prej te cilave gjendet 1 milje larg torrës Wish, Fortesa Redoubt.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme E ndërtuar me tulla dhe gurë ka strukturë rrethore me diametër 68m dhe në të strehoheshin 200 trupa”.
E dëgjoja bijën time gjithë admirim për çka mē tregonte. Mëndjen e kisha te fortesat tona, te kështjellat ilire që mezi qëndrojnë në këmbë, te kullat shqiptare, edhe te kulla ime qê ndër shekuj shērbyen për banim, por dhe si fortesa, që tashmë po ngelin si gjurmë në kujtesë, apo nëpër fotografi bardhe e zi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.