Nē sallën e madhe të Qendres Kulturore “Aleksander Moisiu” në Durrës, me një pjesmarrje të gjërë të miqve dhe adhuruesve të librit, nën drejtimin e moderatores Teuta Dhima, u bë promovimi i librit AMBASADOR I PUSHTETIT TE BUTE, shkruar nga ish diplomati i shquar z. Mal Berisha, që vjen pas shumē librave të tjerë shkruar prej tij ndër vite.

Karriera e autorit zë fill në vitin 1975 kur do tē përfundonte studimet e larta në Institutin e Lartë tē Arteve në Tiranë, ku fillimisht do të emërohej me punē nê pallatin e kulturës në Borizanē të Krujës deri në vitin 1983, vit kur do të tranferohej në qytetin e Laçit si drejtues i pallatit të kulturës së këtij qyteti, detyrë që do ta kryente deri në vitin 1992.
Pas këtij viti ku autori e kishte fituar pjekurinë e plotē të tij si intelektual, do të niste karrierën si diplomat. Fillimisht pas diplomimit në Universitetin Hacetepe emërohet si Konsull i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, punë që do e vazhdonte deri në vitin 1997. Pastaj do të vazhdonte karrierën diplomatike në Ligen Shqiptaro Amerikane etj, duke kulmuar si Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë sē Madhe për vitet 2012 deri mē 2015.

Puna si diplomat jo vetëm që e lartësoi në të gjithë nivelet e tij, për ta përmbushur me sukses detyrën, por i dha dhe mundësinë që të shkruante edhe libra që trajtojnē probleme të diplomacisë siç ishte dhe ky libri i radhës Ambasador i Pushtetit të Butë.
“Asgjë nuk duhet ti shpëtojë syrit dhe veshit të diplomatit” – do të shkruante butësisht autori. Kjo moto do ta shoqëronte gjithë jetën nē veprimtarinë e tij diplomatike, kudo punoi nē Europë apo Amerikë.
-Pushtetin e bute, mund ta bëjnë edhe vendet e vogla, pa ushtri të madhe, pa fuqi të madhe ekonomike, pa sipërfaqe të mëdhe territorjale etj. Edhe pa këto ne si shqiptar i kemi dhuruar botës Papë, artistë dhe këngëtarë të mëdhenj, shenjtorë, heronj legjendarë etj.

Ne jemi i vetmi vend pa konflikte civile dhe fetare, ne kemi në nivelin më tē lartē mëshirën njerëzore. Ne nuk i shpallëm kurrë luftë të tjerëve, as nuk pushtuam apo zaptuam territore të vendeve të tjera. Ky do të ishte mesazhi dhe lajtmotivi i këtij libri.
Promovimi u shoqerua edhe me recitime poezishë nga poetë dhe artistë si Mark Topallaj, Xhelal Tafaj etj, duke kulmuar me koncertin e orkestres së harqeve “Sigal Uniqa” drejtuar nga dirigjenti Ermir Dizdari, Mjeshter i Madh.
Urime miku im
Mal Berisha , intelektual i shquar, diplomat i shkelqyer, shkrimtar dhe poet. Suksese ne botimin e librave te tjerë po kaq tē suksesëshēm.
Presim që edhe në Kurbin, pikërisht në sallën e madhe të pallatit të kulturës së qytetit Laç, aty ku spektatorit dhe popullit laçian i dhurove dashuri, mund dhe djersë për vite të tëra, duke organizuar aktivitete të larmishme si koncerte, teatro, drama, festivale etj, pikërisht aty, po me kaq entuziazëm të promovosh librin tuaj.
Ju mirëpresim.