14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

IMER HYSA

SOT IMER HYSA FESTON PERVJETORIN E DITLINDJES.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

GAZETA “NJI DRITARE E RE” U URON JETE TE GJAT DHE NJI KRIJIMTARI

TE BODHSHME DHE DINJITOZE.GEZUAR DITLINDJEN.JU  URON

Gjin Musa

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
NE PERVJETORIN TIM TE LINDJES
VITET E MIJA
Vitet e mija ngjajnë me pemët
Shumica krijuan bazën te rrënjët,
Të tjerë me lodhje e mund
U lartësuan krenarë në trung
Ca duke menduar për vete
U hapën në formën e degëve,
Të tjerë me prirje për qejfe
Shkëlqyen e ranë si gjethe.
Pata dhe vite të tjerë që s’u dogjën
Por si fruta ngadalë u poqën
Një gjë se di a do kuptoj ndonjëher
Sa ishin si fruta te embla
e sa të hidhura zeherr.,
“”””””””””””””””””””””

PER TY NJERI
Përpiqu fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon përgojime pas shpine.
Përpiqu ti burrë që je baba
e mbi shpatulla ke barrë të rëndë,
djallin vrastar që brënda vetes mba
vrite, mos e lër të turbullojë mendtë.
Përpiqu ti grua me bashkëshort
e lartësuar me titull “nënë fëmije”,
dashurinë njerëzore ta ruash fort
si cipë të hollë virgjërie.
Ti pushtetar që të besojmë të ardhmen
shtrij dorën e ngrohtë, mos shit mend
në fund të fundit, një ditë të afërt a të largët
te dhoma errët do jeshë, në dy metra vend.
Ti bisnesmen që punëson njerëz
e djersën e tyre e kthen në ar për vete,
mos luaj me mundin, mos e vidh djersën
ngec në fyt, të mbyt dhe një bulëz djerse.
Përpiqu o njeri, fjalën ta zgjedhësh të artë
e buzëqeshjen ta dhurosh pa shtirje,
ta ruash gjakfohtësinë pa u ndezur flakë
dhe kur dëgjon të përgojojnë pas shpine.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.