14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Imer Hysa

EJA

(Nipit tim dhe gjithë fëmijëve që janë në emigracion)Mund të jetë një fotografi nga afër e person dhe fëmijë

Eja,
Ti kam ruajtur ca fjalë erëmirë
si aroma e ftonjve që mban gjyshja në arkë,
Eja të flasim ashtu si veç gjysh e nip dijnë
fjalë ngjyrë trëndafili e të ëmbla mjaltë.
Eja,
Kanë çelur luledelet në livadhe,
të luash mbi ta si në qylym dëbore,
Eja, të kam ruajtur një përkëdhelje
nga më të ngrohtat e kësaj bote.
Eja,
Kanë çelur kumbullat dhe mollët,
zogjtë s’ja ndajnë këngës nëpër degë,
eja, ngjitu nëpër pemë si ketër i vogël
kërce degëve, deri te foletë.
Eja,
Se në kopshtin e lulëzuar nusepashka
ka veshur fustanin e kuq me pulla,
eja shih festivalin që bëjnë nëpë ara
me krahët gjith push, krahëshkruarat flutura.
Eja
Të dëgjosh një përrallë
nga ato, që veç gjyshërit dijnë të tregojnë,
eja se do ngelesh pa fjalë
kur të ushqesh zogjtë e sapoçelur në oborr.
Eja
Gjithçka këtu të pret padurueshëm ty,
lulet e limonit bien, se durojnë dot mallin,
eja, se mbi degë të bajames dhe mbi qershi
blibilat në ekstazë, as natën, këngën se ndalin.
Eja
Mbushe këtë vënd me jetë
e luaj me xixëllonjat tërë natën,
eja, vetëm ti e mban gjallë këtë vend,
vetëm kthimi yt, ja mposht plakjen.

Eja,

Mbushi me frymë e me zë kullat

e me hapa njerëzorë mbaj gjallë rrugët,

eja të gurgullojë lirshëm uji te gurrat,

të mos i thaj dhimbja drurët, të mos i çaj gurët

“”””””””””””””””””””””

NË VENDIN TIM
Pemët në vit çelin dy herë
Dy herë ka raste piqen,
Nga një gabim njerëzor
Këtu pyjet digjen.
Njerëzit jetojnë mbi ujë
Nga uji shpesh përmbyten,
Nga një gabim njerëzor
Pa ujë të pijshëm rrihet.
Universitete ka plot
Specialistë të çdo moshe,
Nga një gabim njerëzor
Drejton një mendje boshe.
Këtu ka rrugë plot
Disa herë shtruar
Nga një gabim njerézor
Si rroba arnuar.
Bulevardet kanë drita
Shpesh me fotoelementë,
Nga një gabim njerëzor
Errësirës ecën me mend.

Një shoku im poet

Ka shkruar për këtë vend,

Të ish sa ç’është trim.

Po kaq edhe me mend.

“””””””””””””””””””””””

STINET E JETES
Mosha rend si kalë i harbuar
Në lëndinat e stinëve njerëzore
E ndjej se stinën e ftohtë kam filluar
Retë e pamëshirëshme hedhin flokë bore.
E ndiej erozionin e stinës së beftë
Tek gërryen gjithshka qe gjen zbuluar,
Sinjale alarmi ajo derdh si rrufetë
Herë në organe, herë në këmbë e duar.
Më kot më pret me padurim moj stinë e ftohtë
Mendon se do të dorëzohem kaq lehtë,
Hidh sa të duash dëborë mbi flokë
Dhe rrudhat brazda mi bëj po munde.
Se dhe në stinët e tjera të jetës
Kam kaluar dimra të vështirë,
Por me zjarrin e dashurisë njerëzore
Akullnajat tuaja kam mundur me shkrirë.

Aspak stë kam frikë o dimër i jetës

Me të gjithë gurët që lëviz s’më mund,

Nuk jam nga ata që thjeshtë kurajë i jap vehtes

Por denjësisht të pres stoik gjer në fund.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.