“””””””””””””””””””””””
TE JESHE GJYSH
Të jesh gjysh, nuk qënka pleqëri
Por skaji i lumturisë së madhe,
Qënka rikthim i jetës në fëmijëri
Në atë jetën e lumtur e pa halle.
Të jeshë gjysh me nipër e mbesa
S’qënka thjeshtë kënaqësi e veçantë,
Gjithçka e hidhur, ruajtur nga kujtesa
Fshihet e kthehet në lumturi të kristaltë.
Të jesh gjysh s’qënka të dish vetëm përralla
As të dalësh shëtitje me nipin për dorë,
Ah të jesh gjysh qënka jetë plot andrralla
Botë e mbushur që meriton përmendore.
Koha e gjyshërve paska tjetër kufi
Dita dhe nata nisin me nipin e mbesën,
Pleqëria lufton me armikun me të zi
Të shijojë mjaltin e mjaltit të jetës.
Të jeshë gjysh, sa lumturi e veçantë
Dhe pse janë ca orë gjumi më pak,
Nuk qënka jo, thjeshtë jetë e ngadaltë
Por veshë më shumë, më shumë merak.
Qënka një mrekulli e shkuar mrekullive
Ç’medalje e artë e ngjitje në podium,
Meriton himn të veçantë kjo lloj lumturie
Kjo jetë që shijon lumturinë që s’ka fund.
(Nga vellimi poetik Kur Fjalët Bëhen Buqetë)