“””””””””””
TAKIMI ME KOLEGUN DHE FJALET ME BENDE
Me mikun tim nga një fshat i largët verior kisha vite pa u parë, pothuajse që nga viti 1985 kur kishim mbaruar fakultetin. Rastësia e solli të takoheshim në Institutin e Kërkimeve Veterinare duke dorzuar material për analiza laboratorike.
-Nga vjen? e pyeti doktoresha që pranonte fletë shoqërimet.
-Nga Dibra i tha qetë ai. Ju jeni fermeri?
-Jo jo, jam Mjeku Veteriner, kam ardhur ta sjellë vetë materialin pasi me shenjat e sëmundjes së kësaj kafshe nga kam marrë materialin biologjik kam dhe të tjera.
Sapo ai mbaroi bisedën me doktoreshën unë ju drejtova.
-Mos jeni gazetari?.
– Po, ai jam, po ju me siguri jeni Doktor Hysa nga Laçi, dyshova sapo ju pashë sa pak paski ndryshuar, thinjat dhe pak rudha s’ta paskan ndryshuar fare paraqitjen e dikurshme.
Lëri komplimentat se tashmë jemi pjerdhur, i thashë me shaka dhe u përqafuam përzemërsisht duke i fërkuar shpatullat njëri tjetrit.
Sa vite kishin kaluar, me të unë kisha miqësi, ishte një vit para meje në fakultet, por na lidhte shumë edhe krijimtaria letrare, redaksia e gazetës Studenti i Bujqësisë, për ne ishte bërë shtëpia e dytë.
Dorzuam materialet për analiza dhe te bari pranë Institucionit pimë kafen e shumpritur, them të shumpritur pasi shokët e fakultetit i sillja ndërmend herë pas here, dhe ata që shkruanin akoma më shpesh, pasi shpesh herë shfletoja gazetat e revistat ku ne kishim botuar.
-Si të ka ecur puna doktor? më pyeti per nje moment.
-Mirë i thashë, pothuajse jam stabilizuar, Dy herë më kanë hequr nga puna për bindje politike, dhe pse s’jam marrë me politikë, por varja, profesioni ynë nuk të len pa punë, tashmë jam stabilizuar në Drejtorinë e Bujqësisë së rrethit, po bëj ca vite. Pothuajse nuk kam ndryshuar asnjëherë profesionin dhe nuk jam përzier fare në politikë.
-Gëzohem doktor që je mirë dhe të uroj suksese, që ja paske gjetur çelsin punës. Kjo politika na mori në qafë.
-Është një fenomen i çuditshëm doktor i thashë, duke mos qenë në asnjërën parti, të majtët më quajnë të djathtë dhe të djathtët të majtë, veçanërisht në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.
Qeshi dhe me atë zgjuarsinë prej dibrani më tha:
-E di si është puna jonë doktor? Ne jemi si puna e atij gjelit në kotec, kur të vjen një mik e ther për respekt dhe ai nuk është më nesër. Edhe ne ashtu jemi, do zoti që politikanëve tonë nuk ju”vjen një mik per darkë” se do jemi gostija e tij dhe të nesërmen nuk do jemi më.
Qesha me lot. Je shumë i saktë koleg i dashur
U ndamë duke marrë me vete shijen e një bisede të përzemërt dhe kënaqësinë e fjalëve të odave të burrave që në krahinën time quheshin “fjalë me bende”