14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Imer Hysa

SA HERE ME ESHTE DASHUR

Sa herë në shpirt kam ndjerë dhimbjen
Me pika gjaku vargjet kam shkruar,
Dhe sa herë malli më ka djegur shpirtin
Me pika loti fjalët kam rreshtuar.
Sa herë urrejtjen dikush më ka imponuar
I kam kërkuar ndihmë buzëqeshjes,
Kur për dashurinë më është dashur të shkruaj
Dritë kam marrë nga dielli i shpresës.

Dhe sa herë më është dashur të mos flas

I jam lutur zotit të më falë heshtjen.

“””””””””””””””””””””””

ENDERROJA
Endërroja jetën të lumtur pa brenga, pa halle
ku njëritjetrin ta kishim vëlla, mik, shok
mendoja njerëzit me zemër sa hapësira detare
veçanerisht ata që shoqeria u jepte post.
Endërroja të ecja rrugëve të gjata
pyjeve të degjoja zerin e bilbilit, thëllëzēs
shpirti mos dëgjonte pyjeve motosharra
mos te ngrinte zemra nga krismat e çiftes.
Èndërroja qytetet te gumëzhinin nga njerëzit
fushat e gjera te oshetinin nga traktori,
kurrsesi urrejtjen mes njēri tjetrit
kurrsesi zemrën me ftohtësi betoni.
Enderroja veten gjysh të lumtur
oborrin mbushur me nipër e mbesa
kurrsesi të mbeteshim si njerëz të përhumbur
kurrë brenda Atdheut “operacion fshesa”.

Endërroja veten në një jetë të gjatë

disa vite më shumê se gjyshi, babaj

kurrsesi kaq të pafuqishëm, të pa aftë

me brengën e pamundësisë “i zënë në faj”.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme

LIBRAZHDI

(Shënime udhëtimi)

Për herë të parë kam kaluar me tren nëpër teritorin e Librazhdit në vitin 1983 kur ikja për festat e nëntorit në Skroskë, te familja e shokut tim Fatmir Ozuni dhe për herë të parë kam pirë kafe në qytet buzë Shkumbinit pas dasmës së tij.

Me kalimin e viteve pata raste të tjera të kaloja nëpër Librazhd, të pushoja për një kafe të shkurtër dhe vetëm në Panairin e Bletës në vitin 2019 pata mundësinë të qëndroja më gjatë pasi isha i ftuar.

Këtë fundjavë qëndrova më gjatë, pothuajse 24 orë, si rrjedhojë pata Kohën e mjaftueshme ta sodisja dhe ta përshkoja me këmbë gjithë teritorin e qytetit.

Rrugës buzë Shkumbinit, ku herë pas here shikoje dhe hekurudhën që dikur treni të dërgonte deri në Pogradec syri do të rrokte një bimësi të harlisur nga gjelberimi. Me aq njohuri që kisha unë dija se ky rreth ka mbi 1800 lloje bimësh nga të cilat disa shumë të rralla duke e renditur ndër rrethet me bimësi më të pasur në vend. Edhe Mali i Shebenikut, me lartësi maksimale 2253 metër mbi nivelin e detit, në majën e tij më të lartë Maja e Kuqe, dukej sikur kishte vënë qeleshe të bardhë për shkak të borës që ndodhej në majë.Mund të jetë një imazh i monument dhe ambiente të jashtme

Jo vetëm mali por edhe fushat e tij ja shtojnë bukurinë, Fusha e Domosdovës në Prrenjas që unë pata mundësi ta shikoj, e mbjellë dhe e pa zaptuar me shtëpi, (theksoj Librazhdi ka dhe fushën e Studmës dhe Letmit). Librazhdi ka një reliev kodrinoro – malor duke e bërë të ketë një klimë kontinentale

Një qytet i bukur i shtrirë anës veriore të lumit Shkumbin, mbi një zonë kodrinore duke i dhënë një pjerrësi përafërsisht si Krujës. Qytet i paster me një qendër jo shumë të madhe për shkak të hapësirës së vogël por e gjallëruar nga njerzit, me një shëtitore të gjatë buzë shkumbinit, ndërtuar vitet e fundit, me një park të harmonizuar bukur për shëtitje dhe dëfrim me fushëza sportive etj, me stadium dhe kënd lojrash, me biblotekë, kinema etj.Mund të jetë një imazh i qiell

Në dukje rreth i vogël, por që kufizohet me disa rrethe si Bulqizë, Tiranë,, Elbasan, Gramsh, Pogradec. Me një sipërfaqe 1.102 km katrorë, me një popullsi prej 82411 banorë në 18203 familje (sipas regjistrimit me 1 janar të vitit 1998.) Me dy Bashki dhe nëntë Njësi Administrative. Një rreth i vendosur mes trevave të Gegërisë dhe Toskërisë, por që ruan dhe etnokulturë të veçantë. Krahina e Çermenikës ka patur një formë vetqeverisje duke patur dhe Kanunin e vet të quajtur Kanuni i Çermenikës.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Librazhdianët janë njerëz mikpritës, punëtorë dhe arsimdashës, Shkolla e parë shqipe u hap në këtë rreth në Bërzeshtë në vitin 1895. Sot janë të hapura për mësim dhënje 63 shkolla 8-vjeçare dhe 10 shkolla te mesme ku japin mësim 1142 mësues. Ka poetë me zë si Koçi Petriti, Adelina Balashi etj dhe veçanërisht dy poetët martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi që diktatura ju preu jetën në fillimet e krijimtarisë. Ka etnografë e valltarë, ka instrumentistë, këngëtarë e piktore, ka vallen e Rajces të njohur në mbarë Shqipërinë.

Librazhdi ka një histori të ndritur. Figura legjendare e tij është Gjergj Golemi që me betejat e tij antiosmane u bë i njohur në gjithë Europën. Për çlirimin e Shqiperisë dhanë jetën 79 dëshmorë nga ky rreth.Mund të jetë një imazh i muzg, qiell dhe pemë

Është një rreth me pasuri minerare, veçanërisht hekur nikel, por ekonominë e ka bazuar mbi bujqësinë, blegtorinë, shfrytëzimin pyjor dhe sektorin e shërbimeve.

Faleminderit vëllai im Fatmir Ozuni për mikpritjen dhe shpjegimet e bukura për Librazhdin.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.