13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Imer Hysa

GJITHÇKA E TJETERSUAR
Sa shum’ njerëz të pa lumtur
sa pak të qeshura me të madhe
sa pak sy me buzqeshje t’bukur
sa pak buzë me ngrohtësi fjale.
Vetmia tremb si ërrësirë
prej pamundësisë në çdo skaj,
ngado të shkojmë biem në pritë
pa asnjë borxh, pa asnjë faj.
Të bën një nder të ndjek tërë jetën
kush të ofrohet ka interes
i qan hall njërit, ka shumë për vete
brengat sythojnë çdo mëngjes
Gjithçka pothuaj e tjetërsuar
shpirti thuaj pa gjelberim
te ne dhimbjet shtratin ndryshuan
si mall që djeg që s’jeh kufij.
“””””””””””””””””””””””””

SYTE
Kam parë sy që qeshin, që flasin kam parë
Siç kam parë sy që heshtin dhe sy duke qarë,
Sy blu kam parë siç kam parë sy ngjyrë ulliri
Sy zhbirues kam parë, skuqur nga zemërimi.
Kam parë sy të mbushur gjithë shpresë
Dhe sy që të ndjekin gjithë delikatesë,
Sy me bisht, që dashuri shkëmbejnë,
Siç kam parë sy tinëzarë që zhgënjejnë.
Nga të gjithë llojet e syve që kam parë
Më janë dhimbsur sytë duke qarë,
Kam pëlqyer shumë sytë dritëngrohës
Dhe shpëfillur kam sytë mosmirnjohës
-ripostim-
“”””””””””””””

Lirikë për sytë e tu
Nëse të them se sytë e tu janë liqene alpine
që shuajnë etjen me lëng bore,
Si do ndjeheshe vallë?
Nëse të them se sytë e tu janë diej
që ngrohin një tjetër galaktikë
nga dielli yt që digjet zjarr.
Nëse të të them se sytë e tu janë rrugë
ndriçuar me vezullime qerpikësh
dhe më ftojnë si udhëtar.
Nëse të them janë busulla
që tregojnë veç një drejtim,
horizontin e bardhë.
Nëse të them janë diej që si zënë retë
dhe su shteron drita shkëlqimtare
s’është kompliment,
Janë sy që sfidojnë dhimbjen
që ëndrrën ledhatojnë
dhe djegin çdo breng.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.