17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Imer Hysa

SHEMRIA – “VOSKOPOJA E KURBINIT”
(MINIREPORTAZH)
Më pak se 7 km rrugë që gjarperon përmes kodrash të buta mes gjelbërimit të ullinjve dhe bukurive natyrore që ofron kjo ditë prilli me lulet e qershive, kumbullave dhe barishteve të lulëzuara, duhet për të mberritur ne fshatin Shemri të Kurbinit.
Shemria, dikur fshat me rreth 80 – 90 familje sot për shkak të kësaj rruge të vështirë e të pa mirmbajtur, për mungesë të shkollës dhe shërbimit shëndetësor, me shumë dhimbje është braktisur prej banorëve, të cilët kanë zbritur ne qytetin Mamurras apo fshatrat përreth duke ngelur në më pak se 35 familje.
Bukuritë natyrore janë mahnitëse. Mali gjithë pyje, mbase ndēr të vetmit në vend i pa prerë, ullishta shekullore, selvitë qindravjeçare e mbi të gjitha Kisha e Shen Merise, kishë e lashtë dhe me histori. Mendohet të ketë qenë qendër e Ipeshkëvisë së Arbrit dhe ku Heroi Legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu bëri kurorëzimin e martesës së tij.
Publikimet e herë pas herëshme në rrjetet sociale, lajmet dhe emisionet në Radio dhe Televizoret Kombëtare, shkrimet në gazeta dhe revista prej autoreve kurbinas kanë bërë të mundur që ky fshat të kthehet në një atraksion turistik, siç ishte dhe ky i sotmi nga një grup me poetë, poete e studiuesish nga Tirana, Lezha, Mati, Gjirokastra, Shkodra, Puka, Rubiku etj. që u mahnitën për atë që panë në këtë fshat.
Po ofron 15 gushti, festa lokale e Shen Merise, festë që ky fshat tërësisht mysliman e feston denjësisht me miq dhe shokë nga mbarë treva e më gjērë
Kjo kishë, dhe pse e shpallur Monument Kulture ndjehet e braktisur. Afresket murale janë në mëshirë të fatit, muret po ashtu. E rëndë dhe vendi i kambanares.
Do ishte në nderin e qeverisjes qendrore dhe vendore të çdo kohë dhe ngjyre politike që mund të jenë në pushtet, që të kthejnë sytë nga ky fshat. Po kështu dhe Drejtoria e Monumenteveve të Kulturës së Qarkut.
Shemria flet, flet me të pathënat e herēshme. Eshtë mbase i vetmi fshat në Shqipëri tërësisht i besimit mysliman që nuk ka xhami, por vetëm kishë.May be an image of ambiente të jashtme, monument dhe pemë
Ta mbrojmë Shemrine, “Voskopojen Kurbinase” këtë vendbanim të hershëm, me vlera të larta njerëzore, historike, patriotike, ta mbrojmë kishën e saj, selvitë dhe ullinjtë. Pikërisht një ndër ullinjtë më të vjetër me perimeter rreth 10 meter ndodhet nê Shëmri…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.