16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Imer Hysa

NJEREZIT MIRENJOHES
Është shumë interesant fakti që disa kujtime, në dukje të vogla, por nga mënyra e përjetimit të tyre lënë mbresa të thella në jetë, mbase për faktin se janë të mbushura me mirnjohje dhe respekt,
Ishte viti 1989, vit kur unë punoja akoma në Kooperativën e Laçit si zëvendës kryetar, por që kisha dhe një detyrë tjetër shoqërore, po kaq të rëndësishme, drejtoja Organizatën e Rinisë së Kooperativës si Sekretar i saj, Tashmë në moshë te pjekur, isha ofruar të tridhjetave dhe isha në pragun e “ndryshimeve sasiore” për të krijuar familjen time, Isha i fejuar dhe kisha ndarë ditën e dasmës.
Pikërisht tre muaj përpara vjen plani i Komitetit të Rinisë së Rrtethit për të dërguar njëzet aksionistë në ndërtimin e hekurudhës Milot- Klos. Në asnjë rast organizata e rinisë së kooperativës që unë drejtoja nuk e kishte realizuar planin e numrit të aksionistëve, ndaj ishim bërë herë pas here problem.
-Nëse nuk e ralizon numrin e aksionistëve do shkosh vetë “ishte” presioni” që mu bë. Gjithsesi numri nuk u realizua dhe unë u nisa vetë aksionist sëbashku me disa të rinj e të reja. Sëbashku me ne në autobuz kishte aksionistë dhe nga Koooperativa Bujqesore e Bubqit.
Arritëm në Rreth Baz të Burrelit, aty na zbritën dhe u stabilizuam nëpër kapanonet e ndërtuara enkas për aksionistë. Komandant i aksionit ishte Albert Cuka, një laçian i mrekullueshëm, punëtor dhe i dashur, që unë i njhja gjithë familjen, Para nesh kishin mbërritur aksionistë nga Ndërmarrja Artistike e Krujës, Fabrika e çimentos në Fush Krujë dhe nga Kombinati Kimiko – Matalurgjik i Laçit. Me aksionistët laçianë pothuajse njihesha me të gjithë.
Jeta e aksionit ishte tjetër nga jeta e përditëshme, gjithçka ishte e mirorganizuar dhe e planifikuar me orar që nga zgjimi deri në orarin e gjumit, Ndodhte që dhe në orët e vona të natës mund të vinte ndonjë makinë me thasë çimentoje dhe ne duhej të zgjoheshim dhe të shkarkonim makinën. Interesant ishte fakti se asnjë nuk përtonte.
Unë duke qenë në moshë disi më të madhe se të tjerët më i shkolluar dhe me një detyrë të lartë drejtuese ndërmarje dhe rinie më zgjodhën Komisar të Aksionit, kuptohet se nuk do kisha sa të tjerët lodhje fizike.
Një ditë vendosa të shkoj për drekë te një mik i familjes në Baz. Nisëm i vetëm nëpër një rrugë qe e kishte hapur traktori përmes pyllit me lisa të rinj, një rrugë ndonëse aspak e mirmbajtur të jepte ndjesi e kënaqësi të veçantë pasi ishte sikur ecje nëpër një tunel të gjelberuar ku rrezet e diellit depërtonin kaq bukur mes gjetheve dhe cicërimat e zogjve dëgjoheshin si në një filarmoni muzikore.
Aty ku rruga lidhej me një rrugë kryesore të fshatit Baz ishte një kullë ku hynin e dilnin njerëz të veshur me të zeza. Ishte një rast vdekje. Unë u gjenda përballë portës, kisha disa mundësi, ose të kthehesha pas, ose të vazhdoja pa kthyer kokën, ose të futesha të pija një kafe ngushëlluese. Zgjodha të fundit. U futa në oborr. U dhashë kryeshëndosh disa vetava që prisnin njerëz dhe u ula në një stol nga ata që përdoreshin nëpër vatrat e kulturës.
Sapo u ula drejtuesi i ritualit më erdhi përballë, më nisi një cigare të cilën e mora dhe më pyeti si jam, Unë u përgjigja dhe i dhashë kryeshnosh.
-Të them të drejtën nuk të njohim mu drejtua
-Keni të drejtë, nuk më njihni
-Jam Ymer Hysa nga Gjormi i Laçit, jam aksionist në Rreth Baz, isha nisur te Hasan Bardhi pasi e kam mik shtëpie, pashë se këtu ka një fatkeqësi dhe mendova të pi një kafe ngushëlluese.
-Faleminderit dhe në gëzime ta kthefshim. Na ka vderkur një fëmijë, është nip në Zhejë, aty afër jush te Piroltë.
-Paskam ardh me vend i thashë, qenkam dajë.
-Paç faqen e bardhë, më tha.
Piva kafen, lashë diçka në filxhan dhe kërkova leje dhe dola.
Këtë histori nuk e përmenda dhe pothuajse e kisha harruar kur një dite me takon X Y nga Zheja.
Do ikim në një vend për qejf bashkë më tha, kam një detyrim,
Më thuaj i thashë unë, ku?
Te filani në Baz. I ishte bërë qejfi shumë për respektin. Ishe treguar modest, kur i thashë se je nënkryetar i kooperativës më tha, -hallall, shumë i thjeshtë dhe shumë i respektueshëm, na u prezantu thjeshtë aksionist.
-Falenderoje nga unë, I thuaj zërë se e kaluam një drekë të përzemërt sëbashku pasi jam shumë i ngarkuar, pas një muaji e pak kam dasmën dhe as kam bërë kostumin e as kam gjetur vellon, po ashtu dhe të tjerat. E falenderoj nga zemra
-Dëgjo tha X Y, unë kostum nuk mund të gjej, por vellon do vish ta marrësh te unë, kam tre të tilla dhe hajde shihi dhe zgjidh njërën. Më kanë ardhur nga Amerika dhe janë të pa përdorura.
E pashë drejte në sy, nuk ishte nga ata që bënte shaka. Do vij i thashë, do marr të fejuarën që ta zgjedhë se unë nuk di.
Të mirardhsh dhe u ndamë.
Pas pak ditësh, sëbashku me të fejuarën shkuam te shpija e tij zumë vend rreth tavolinës nën hijen e një çimke (ide) të vjetër dhe sapo erdhën kafet e gotat e rakisë, vajza e tij solli tre valixhe të mëdha, që për herë të parë e mësova se quheshin baule dhe i hapi të trija.
Vellot ishin njëra më e mirë se tjetra, e fejuara zgjodhi atë që i pëlqente më shumë, vellon me një bisht të gjatë që duheshin disa veta për ta mbajtur. E palosën dhe e futen në valixhe. Dy të tjerat i ngritën.
Pasi pimë kafen i’u drejtova,
-Pagesën ta bëj tani apo kur ta sjell ?
-Çfar pagese, e ke falas, vetëm kujdes mos ta djegë njeri me cigare, në fund të fundit dhe po e dogji su bë nami. Shyqyr që të kemi e ta ka bërë zoti mbarë.
Ishin fjalë prej njeriu fisnik e bujar që të jep gjënë me gjith shpirt. Ishte një respekt i kthyer me mirnjohje, dhe ta mendosh që në atë kohë një vello jepej për dasëm katërmijë lekë që ishte shtatedhjetë përqind e pagës së një specialisti të lartë opo e dy muajve për të mos thënë më shumë e një kooperativisti.
Ja këta janë njerëz të veçantë që mirnjohjen e shpërblejnë me mirnjohje.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.