Koha e Mbetur është e Shkurtër, e duke qenë inkoherent me këtë Ditë, (Dita e Të Shumtëve) ky raport bëhet akoma më i shkurtër.
Jeta është në bluarje të pandalshme, nga dita në ditë, si dhembja e brendshme që na gërryen qetësinë e shpirtit.
Dhe Paf, në një çast të vetëm, si në çapkën e një fryme, ndalet dhe “vetë fryma” dhe gjithçka që jemi, që kemi dashur, mbetet e palëvizur, e pandjeshme ndaj rrotullimit të botës.
Jeta e përditshme na ka shndërruar në cinikë, në të padenjë, në të pandjeshëm, në të pabrishtë, e si pasojë na ka mpirë në veprime fiktive, që e shterrin atë fuqinë dhe energia e bukur që dikur e mbartnim dhe e gëzonim si fëmijët në bregun me lule.
Na mungon ajo largpamësia që veç njerëzit e ndjeshëm e njohin, ato ndjesit e buta që prekin e qetësojnë çdo shpirt, që nxisin dashurinë, mirsjelljen, mirësinë, respektin dhe ben çdo zemër të ndihet e mbrojtur e dashur dhe e gjalluar.
Tani që ata që donim më shumë nuk janë më, imazhet e tyre, zbulohen para nesh, të printuara përjetësisht në kujtesë, si fryma të bardha. Kujtojmë fytyrat e tyre, fjalët, përqafimet, dashurinë, … e përmes kësaj humbjeje të pangushëllueshme, ndiejmë se sa shumë kemi humbur nga vet vlerat tona.
Para se t’i thuash lamtumirë dikujt që e ke dashur, bëhu zëri i epur i përqafimit në mungesë, e do të dëgjosh në thellësi të kraharorit tënd një këngë të re që çelet sysh vetetimthi.
Mirësia e gjentilesa janë dy forca që pushtojnë çdo zemër, duke ngjallur ndjesi të shumta pozitiviteti, si farë e mbjellë dritësimi.
Nëse mësojmë të shohim njëri-tjetrin përmes syve të ndjeshëm, përmes syve të mirësisë, secili prej nesh do të ndiejë më fort kuptimin e thellë të të qenurit bashkë.
Le të bëhemi Ne, zërat që ngjallin përqafime të reja në këtë mungesë që koha lë pas, duke krijuar gjurmë që do të mbetet përtej nesh, si një pasqyrë që reflekton pamjen e gjithsecilit, ,,, dhe injektimin dhe tek të tjerët.
Është e lehtë të duash veten, por definitivisht njerëzit që na rrethojnë përbëjnë thelbin.
Pse mos të jemi shembulli, modeli dhe pasqyrimi më i bukur i vetës ndaj rrethit që na bashkon?
A nuk është një spektakel evokues, mburoja dhe harmonia e gjithsecilit pjestar të familjes?- gjithnjë sa jemi në kohë për të arritur.
Koha e mbetur është e shkurtër, por në këtë shkurtêsi ka peshën e gjithë jetës dhe këtu secili shpirt duhet të kuptojë se lumturia e jetës nuk është në atë që arrihet, por në çastet e vogla që kanë lënë shenjë përgjithmonë!
Oh! Se ç’ma kujtoj kjo Ditë, skadencen e jetës
dhe shpirti u fishk padurimthit, për të dashur e përqafuar gjithë njerëzit që dua.
Bëjeni edhe ju!