24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Ina A Cekaj

Idromeno
Kolë Idromeno ishte me origjinë çame dhe lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. Babai i tij, Arsen Idromeno, ishte fillimisht një shqiptar Çamërisë nga Arta por banoi pjesën më të madhe të jetës së tij në Shkodër.Mund të jetë art në lidhje me: 1 person
Thënë në gegërishten me bukuri monumentale, ” Motra Tone” âsht nji piktur e t’madhit Kol Idromeno e vjetit 1883. Portreti paraqet motren e vet Kol’s e cila adhurote veshjet popullore shkodrane e pranej pozoi njikshtu. Historia e ksaj piktur’s famshme qindron te poza e veçant e Tones, me krytin ne nji an e shamin qe perpjeket me mlu ftyren. Kja sepse megjithse pranoi me pozu ishte mjaft e turpshme si natyr.
Ka misione e misionarë të çuditshëm në këtë botë të pleksur keq, siç e konsideronte Shekspiri, të cilët kinse duke kërkuar të nxjerrin prej historisë vlera, në deduksione e amulli vetanake nuk mungojnë të hedhin shkulmë terrine edhe mbi atë që ndrin e të bën krenar si komb. Dihet se gjithherë ka pasur nga ata që nga dëshira e ndezur shpirtpërvëluese për të hyrë në analet e historisë, ndërkohë në paaftësi të plotë të krijojnë, kanë ndjekur një tragë tjetër të kundërt me atë të krijimit. Janë përpjekur për të shtënë në hije atë që kanë krijuar paraardhësit apo bashkëkohësit e vet. Ai që dogji Romën quhej Neron dhe e vuri emrin në histori po aq të spikatun sa dhe perandorët që e ngritën lart emrin e perandorisë dhe e bënë të ndritshme atë. Zumë një emër rrënuesi, por historia na jep plot shëmbëllesa shekull pas shekulli, për të ardhur deri në ditët tona. Nuk i kanë shpëtuar kësaj dhune historike as emrat tanë të mëdhenj si Gjergj Fishta, e jo vetëm. Paradoksalisht edhe pse sistemet e dhunshme ndërrohen simptomat e përçmimit dhe përçudnimit të historisë e kulturës vazhdojne.
Ka një tollovi të madhe edhe ndër bashkëkohësit tanë, nga ata që kërkojnë të dalin e të bëjnë shoë mediatik me ide kinse të reja. Nuk do t’i hyja trajtimit të këtij aspekti sikur vitet e fundit të mos i ishin përveshur edhe Da Vinçi-t shqiptar, Kol Idromeno. Një prej atyre që përpiqen thekshëm të bëjnë “zbulime” në këtë siujdhesën tonë ballkanike është piktori Mustafa Arapi, i cili shkroi më të pabesueshmen në fushë të artit, kinse portretin e Motrës Tone (nënën e Dadës sime Katrina Skanjeti -Traboini) nuk është vepër e Kol Idromenos. Më vjen ta pyes me zë të lartë sa të dëgjojë edhe Kol Idromeno në varr: Po kush e ka bërë, o Mustafa? Meqë i hyn valles çoje deri ne fund. Na thuaj emrin e piktorit të aluduar, sepse emri Nikolla Idromeno në telajon ku shfaqet mrekullia “Motra Tone” nuk qenka e mjaftueshme për ju. Për më tepër si është e mundur që Kol Idromeno, ky personalitet kaq i madh i artit shqiptar, i paska lejuar vetes të vërë emrin e vet poshtë veprës së një tjetri nga Italia, ku, e theksojmë, nuk e dimë të ketë shkuar Antonia Skanjeti-Idromeno. Por edhe në pastë shkuar nuk ka qenë e veshur me rrobe tradicionale shkodrane por europiane. Ajo e kishte bashkëshortin intelektual italian, mësues dhe veshja e saj e përditshme ka qenë allafrënga si në familjen prindërore, po njëjtë edhe në atë të martesës, Skanjeti. Jo vetëm e pabesueshme kjo pandehmë, por edhe e përzishme. E përzishme për çdo dashamirës arti, aq më tepër për ne që jemi pak a shumë të afërt me familjet Idromeno e Skanjeti, sepse Motra Tone para se pikturë ka qenë një njeri.
“Motra Tone”
E gjithë pandehma e këtij kritiku të vonuar është se nga ana stilistike ndryshon portreti “Motra Tone” nga veprat e mëvonshme, qofshin këto portrete apo kompozime. Po çfarë ka këtu për t’u çuditur. Ndryshe prej çdo vepre tjetër, Motra Tone e mëvonshme, me veshje allafrënga, është dhembja e thellë e Kol Idromenos, pikëllimi piskamë i vëllait për motrën e vdekur në moshë të re. Është vuajtje shpirtërore që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë. Këtë ndjesi humbëse nuk e ka pasur Kol Idromeno në vitin 1883, kur datohet krijimi i portretit të parë, anipse askush nuk e vërteton dot se ajo vepër nuk ka ardhur duke u përsosur në detaje nga dora e piktorit edhe pas atij viti. Që vuajtja e piktorit ka qenë e madhe e tregon fakti se dekada më vonë ai krijon portretin e dytë të “Motres Tone”. Mesa duket me kërkesën e vajzave të saj që tashmë qenë rritur. Po ashtu ai krijoi dhe portretin e babait të tyre, burrit të motrës Tone, Andrea Skanjeti. Trajtimi dhe tonaliteti i të dy portreteve të bashkëshortëve është pothuajse i njëjtë. Të kërkosh këtu shkëlqimin kromatik të portretit të vitit 1883 është si të kërkosh të ngjallësh të vdekurin.
Dy portretet e prindërve janë dhurata e Kol Idromenos për pesë mbesat e tij, vajzat e “Motrës Tone” .
Punoi-I.Cekaj !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.