14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Inxhinieri i pyjeve Gjin Ceca, një kandidat për në  Parlamentin e Hollandës!

 

Ne si pylltarë ndjehemi krenarë për kolegun tonë, si model suksesi nga mund të mësohet shumë.

Ing. Gjon Fierza Agjencia kombetare e pyjeve, Tiranë

Hapja e kufijëve dhe lëvizja e lirë ishte një ënderr për shumë djem e vajza të shkolluar brenda vendit, por që aspironin një kualifikim dhe hapësira të reja dijesh. Emigrimi i shqiptarëve në çdo skaj të globit ka përparësitë por edhe mëngësitë që duhen pranuar në këtë kohë që jetojmë. Pas viteve 90 e vazhdon emigrimi  nga Shqipëria nga të gjitha moshat dhe profesionet. Disa prej tyre janë njerëz të thjeshtë të cilën donin të ndertoni me punë krahu të ardhmen e tyre në një vend tjeter, por kanë emigruar edhe shumë intelektual të shkolluar që me ambicje dhe përkushtim e tyre do të gjenin vendin e merituar në mjediset profesionale  shkencore dhe intelektuale në vende të ndryshme të botës por dhe një ditë të mund të ktheheshin në Shqipëri. Këta intelektual shqiptar janë specializuar dhe pergatitur në institucione/universitete të ndryshme në botë, janë të punësuar dhe po konkurojnë në arenën ndërkombëare. Eshtë thënë dhe gjithnjë ka vend dhe mundësi për ndryshim, ndërmarrja e veprimeve të domosdoshme nga qeveria, që të mundësohet që të rikthehet ai kontigjent intelektualesh nga diaspora që shpehet i gatshëm dhe do të sakrifikojë diçka nga vetja e tijë për ti sherbyer Shqipërisë, integrimit të sajë në Europë. Janë këta bashkatdhetarë tanë që kanë kryer dhe vazhdojnë studime fitojnë grada shkencore janë dhe qytetarë model atje ku jetojnë, tashmë janë edhe veprimtar aktiv në jetën gjeo-politike dhe sociale ekonomike. Kjo është një përparësi e madhe. E keqja qëndron se këta intelektual të pergatitur nuk i përshfaqin dhe nuk kontribujonë për sëdrejti në vendin tonë. Tek komunikon me ta, gjithnjë të shprehin deshirën për kthim, padyshim shohin dhe shumë pengesa e veshtirësi që ju krijon një qeverisje jo mirë e vendit çka i bën të mos kthehen realisht.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Terheqin vemendjen e opinionit publik e informojnë atë me postimet që herë pas here që bëjnë disa nga ambasadat e vendeve prendimore të aktedituara në Tiranë. Ato shpërndajnë video me informacione për shtetasit e tyre që me origjinë dhe të shkolluar janë nga Shqiperia. Ata janë specialistë të nivelit të lartë, tashmë ato na ofrohen si model suksesi për veprimtarinë dhe jetën që zhvillojnë në vendet respektive. Para pak kohe, ambasada e Hollandës në Shqipëri ka shpërndarë një video të tillë për një kolegun tonë inxhinier pyjesh. Sigurisht nuk ishte ajo video apo postime të tjera në internet që informohemi per kolegun për veprimtarinë dhe sukseset që ai ka arritur. Vendosja e lidhjeve dhe komunikimi i pandërprë, kur ai gjithnjë është me mendje e zemër tek Shqipëria, na mundesojë ta njohim më thellë për arritjet duke sjellë për lexuesin si model suksesi. Eshtë kenaqësi tek i shohim këto video në rrjetet sociale të ambasadave, nderkohë është dhe një keqardhje, një mangesi që mediat vizive dhe shtypi ynë vendas i njeh pak ose aspak dhe i promovon per publikun e gjerë. Këta personalitet, ndonëse janë larg prej shumë vitesh,  jetojnë me problemet dhe e ndjekin prosperitetin e vendit tonë drej integrimit në familjen Europiane. E shoh si një detyrë që të gjithë sa arrijnë të njohin dhe vendosin lidhje me këta personalitete të shkruajnë për ta, për sukseset dhe arritjet e tyre.

Nëse, ne shqiptarët e synojmë Europën, secili nga ne duhet të përpiqet dhe të punojë e jetojë si europian. Po kjo nuk arrihet me fjalë. Kërkohet qytetari, punë dhe kualifikim professional, duhen njohur nga afer shembuj konkret si model, së pari ata bashkatdhetareve tanë që janë integruar prej kohësh atje. Shembulli është një ndër rrugët kryesore që njerëzit duhet të ndjekin për tu bërë dikushi dhe diçka në jetë.

Në plotësim të atyre sa u tha, po shkruaj pak nga sa shumë mund të thuhet për inxhinierin e pyjeve Gjin Ceca, mbaroj studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave Pyjore (UBT)  në vitin 1997 në dekaden e parë të tranzicionit, tashme prej 22 vitesh jeton dhe punon në Holandë. Në vitet studentore, ai kujtohet si njëri nder studentet më aktiv në rol udheheqës në levizjen për pluralizmin politik vendosjen e demokracisë  në Shqipëri.

Gjin Ceca ka lindur në fshatin Bugjon të Pukës (sot Njesia Administrative Fierzë, bashkia Fushë – Arrëz) Shkollimin 8-vjeçar dhe të mesëm i mbaroj në vendlindje me rezultate të shkelqyera!

Në periudhën 1991-1997 ka studjuar në Fakultetin e Shkencave Pyjore, në UB të Tiranë ku u titullue “inxhinier pyjesh”. Gjatë studimeve universitare (në vitin 1994)  ka mbaruar një specializim afatshkurtër në Lion të Francës. Në vitin 1998 në Universitetin mesdhetare të  Chania/Kretë/Greqi ka kryer studimet 1-vjeçare pasuniversitare. Në periudhë 2008 – 2010  ka mbaruar  studimet Master (MSc) në Universitetin e Ëageningenit ne Hollandë (ËUR).

Gjin Ceca, me punë dhe përkushtim arriti rezultate të larta në këtë universitet. Për disa vite, Gjini punoj në Universitetin e Ëageningenit në departamentin e pyjeve, kullotave dhe legjislacionit pyjore si pedagog dhe kërkues shkencor. Ai tashmë me një formim të lartë professional, ka  kontribuar dhe po kontribuon në disa fusha të ndryshme, politike dhe profesionale  për komunitetin ku ai jeton. Ka ndermarrë dhe drejton disa projekte nga niveli lokale deri në atë  qendror dhe internacional. Prej shumë vitesh dhe në vazhdim ka ndërmjetësuar si urë lidhese mes Universitetit të Wageningenit në Hollandë dhe Fakultetit të Shkencave Pyjore në Tiranë.  Ka organizuar duke sjellë dhe pritur delegacione të ndryshme të këtyre institucioneve. Bashkëpunimi është konsideruar mjaft i vlefshem sidomos nga pala shqiptare.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Që nga viti 2010, ka kryer me shumë sukses edhe funksione të larta politike si atë të këshilltarit politik në qytetin ku jeton.  Pas sukseseve te arritura në nivelin profesional, duke bërë emer tashmë si intelektual, partia ku ai aderon që nga viti 2010,  e ka kandiduar tani si një kandidat potencial për zgjedhjet parlamentare. Janë zgjedhjet e 17 marsit 2021 në Hollandë ku ing. Gjin Ceca do te jetë pjesë e politikes në nivelin e lartë në Mberetërinë e Hollandës. Deri tani Ing. Ceca, konsiderohet si rast I veçantë, ku një shqiptar të ketë një rol të rëndësishë në vendimarrjen e politikës hollandeze.

Jo vetem ing Gjini, por dhe në këtu në Shqipëri duhet të ndjehemi krenar, kur djali nga Bugjoni i Pukës me shkollim të lartë në Shqipëri arrinë në kulme të tilla jo vetem profesionale por dhe politike ne një vend të rendësishëm të B.E.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ne, kolegët pyllarë tek Gjini shohim atë profesionistin model që krahas veprimtarisë politike asnjëherë nuk ka harruar profesionin e pylltarit. Ai të thotë se “Për shumë vite kam pasur në portofol për pyjet dhe kullotat, natyrën dhe ekologjinë si dhe legjislacionin nacional dhe internacional pyjore”. S’ë fundit ai ështe angazhuar me efektin e ndryshimit të klimes dhe biodiversitetin. Tashmë ai është i çertifikuar nga nga organizata nderkombetare “ISCC” për të kontrolluar mbarëvajtjen procedurave ligjore në shkallë kombëtare dhe nderkombetare në mbrojtje të diversitetit dhe bioenergjisë. Gjin Ceca nuk mjafton të jetë një qytetar, intelektual me emer në mjedisin ku jeton, por gjithnjë mban lidhjet me Shqipërinë, me vendlindjen dhe me ne’ koleget. Ai në vijimesi duke njohur dhe jetuar me problematikën e pyjeve dhe mjedisit shqiptar, gjenë kohë bën shkrime dhe ofron rrugëzigjedhje për të ardhmen dhe përmirësimin e tyre.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai në postimet më të fundit në fushën profesionale ndalet tek roli dhe rëndësia e biomasë për prodhim të energjisë  “Ju prisni që burimet e rinovueshme të energjisë të jenë diell, erë dhe ujë, por ende 60 % e energjisë së qëndrueshme të prodhuar në Holandë (2019) vjen nga biomasa. Ndërtimi i bimëve të biomasës po kthehet në një ethe druri që shkakton shpyllëzimin në botë. Kjo për shkak të mënyrës se si qeveria jep efekt në tranzicionin e energjisë. Ne shkojmë nga gazi, por nuk kalojmë vërtetë në energji të ripërtëritshme: në vend të gazit natyror apo qymyrit, ngarkesat e transportit me dru do të digjen. Ethet tona të drurit po shkaktojnë edhe dëme të mëdha jashtë Holandës. Qeveria Hollandeze ka investuar miljarda euro për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjore. Aktualisht sot pyjet dhe lënda drusore po demtohet rëndë nga biomasa, prandaj ky nuk është një problem vetëm për Hollanden por kërkon koordinim të gjerë me partneret nderkombëtarë”. E kështu vazhdon më gjatë  publikimi…….

Gjin Ceca, gjithmonë në mbrojtje dhe promovim të kulturës dhe identitetit shqiptar! Ai është një mikpritës tradicional, cilësi kjo e trashëguar nga një zonë të till me emer ku u lind dhe kaloj femijërinë. Ai është mikpritës i delegacionevet të ndryshme, i grupeve artistike dhe intelektualve të ndryshëm por dhe i qytetarëve të thjeshtë që vinë nga të gjitha trojet shqiptare për vizita në Hollandë dhe që kanë nevojë për mbeshtetje nga ai. Shpesh herë sakrifikon dhe kohen dhe udhëton me qindra km dhe i takon ata, shkëmben informacon dhe mendime në shërbim të një të ardhëme më të mirë për Shqipërinë. Ai, është në fillim të një program të madh që në Hollandë të shpaloset më qartë dhe më konkretisht vizionin dhe të arrihet mbeshtetja më mirë e Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë kur ato e kanë të lidhur zhvillimin dhe aspirojnë Bashkimin Europian. Përfshirja e shqiptarëve që kontribuojnë dhe jetonë në Hollandë dhe jo vetëm, por dhe personaliteteve të fushave të ndryshmme të Hollandës në këtë program, shihet si një fillim i mbarë i synimeve të Gjin Cecës. Tashmë dhe si një kandidat dhe neser parlamentar I Hollandes e bën atë të jetë më kambëngules dhe konkret për suksese të prekshme në këtë drejtim. “Shqiptarët e meritojnë dhe së shpejti a do jenë si europinët” shpehet i vendosur Gjini.

Ai në postimin e kohëve të fundit shkruan: “Qeveria holandeze paraqet dorheqjen tek Mbreti! Për mos zbatim me perpikëmeri të një ligjit që u perket ndihmave sociale terhiqet kabineti qeveritar. Kjo ka shumë domethënie dhe një përgjegjësi, për një gabim terhiqet përfundimisht nga politika ministri i financave dhe terhiqet nga gara për kryeminister kryetari i Partisë Puntore (PvdA). Vendi ku ligji dhe demokracia funksionon, vendi ku politikanet mbajnë pergjgjësinë e tyre ligjore dhe politike”.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga shqiptarët e shumtë që ndjekin postimet e tij për sa më sipër pati shumë reagime dhe në thelb

pakënaqësi për qeverisjen e vendit tonë në 30 vite.  Gjin Ceca ju pergjigjet: “Në Shqipëri ka shumë intelektualë të pergatitur që mund ta drejtojnë mirë atë vend. Problemi me sa e kuptoj unë është se vendi ynë (Shqipëria) mbahet në duart e një grupi të ngushtë interesash personale sa majtas apo djathtas. Fatet e ketij vendi duhet ti marrin intelektualët e ndershëm ata të pergatitur në arenën nderkombetare dhe të pastrohet klasa politike nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”.

Inxhinieri i pyjeve Gjin Ceca, perveçse një emer i nderuar midis emrave më të perveçëm të diasporës shqiptare, bën të ndjehen krenar për të  bashkëkrahinaret e tij, kolegët e mesimdhënesit, çdo shqiptar që e njeh nga afer apo së largu. Ai është një model i mirë suksesi nga ku mund të mësohet shumë.

I urojme Gjin Ceces fitore dhe në parlamentin hollendez, të jetë dhe një shqiptar i devotshem për Hollanden e Shqipërinë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

2 KOMENTET

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.