22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Inxh.Abdullah Begolli

A do te perfundoj perseri Vv ne opozite !

Mbajeni mend !
Nese Vjosa Osmani behet kryetare e Kosoves, eshte lehte e mundur qe Vv do te perfundoj ne opozite!
Keni parasysh matematiken e numrave te deputeteve:
Vv- 51- e vetme.May be an image of 1 person dhe standing
Te gjitha subjektet tjera shqiptare i kane 49 deputet
LS 10
Te tjerat minoritete 10
D.m.th. fuqia e numrave 69/51 qe kurdo, nese Albini behet prap “kunderamerikan”, munden ta rrezojne .
Gjykata kushtetuese, e ka bere tashme kushtetuese formulen, se kush mundet ti beje numrat mundet te qeverise.
Mbeshtetja te minoritetet aq sa eshte joserioze aq edhe jostabile !
Vjosa tani ne dukje duket se pajtohet me Vv, por kjo vetem derisa ka nevoje te behet kryetare.
Eshte normale qe gjithkush sillet ne raport me fuqine qe ka
Nga kushdo, te pakten eshte joserioze te mendohet se Vjosa e neserme kryetare, sillet sikurse Vjosa e sotme qe ka nevoje te behet kryetare!
Me tu vendosur ne karriken e kryetares, per 5 vite, nuk ja ka nevojen me as Vv as ndokujt tjeter
Ndersa Vv, qe te mos rrezohet nga qeverisja, do ja kete nevojen vazhdimisht Vjoses, ldk, minoriteteve e gjithkujt, perndryshe, me ket fuqi numrash, nuk e ka te sigurte qeverisjen qofte edhe nje muaj nese nuk behet e degjueshme !
Me nje fjale Vv mundet te qeverise vetem sipas deshires se listes Vjosa dhe ldk qe te mos rrezohet
Nese vjosa behet kryetare e Kosoves, dy pozita shume te rendesishme ne Kosove do ti mbajne Vjosa dhe Donika Gervalla qe njeherit jane dhe mbeten berthama e ldk se Ises, ngase s’bashku me kryetarin e ldk, i takojne shkolles se Ises edhe nese per arsye personale kane mospajtime, por kurrsesi nuk kane mospajtime per interesa kombtare, nuk eshte pare diqka e tille!
Eshte e veshtire te besohet qe Albin Kurti mundet me qene me i pershtatshem per BN per ҫfardo bisedimesh – kalkulimesh me serbine,.., sesa Vjosa dhe Donika!
Na ka ra shume here ti degjojme te dyjat keto te deklarojne se jemi bashkuar me Albinin ngase ky ka ndryshuar, me nje fjale eshte zbutur, por jo se ne kemi ndryshuar nga qendrimet tona qofshin edhe kunder UҪK !
Ҫka duhet bere, cila eshte zgjidhja?!
1. Murat Jashari kryetar jopartiak sikurse e parasheh edhe kushtetuta
Formule tjeter qeverisjeje te sigurte per Vv nuk ka!
Pse keshtu ?!
Ngase vetem ne kete menyre krijohet stabilitet institucional dhe kombtar, duke pasur parasysh faktin se problem mbi problemet, ҫeshtje mbi ҫeshtjet per Kosoven dhe shqiptaret ne pergjithesi eshte serbia.
Derisa serbia, jovetem qe nuk eshte shkoqur nga Kosova, por i ka qitur gardhin edhe Shqiperise me minishengenin, bisedimet me te, te ҫfardo niveli, jane pune burrash te deshmuar e jo pune grash !
Nuk eshte degjuar apo lexuar, qe dikund dhe ndonjehere, bisedimet perfundimtare mes popujsh te anmiqsuar nder shekuj, te jene permbyllur nga grate, pavarsishte cili mundet me qene niveli i tyre!
Vv nuk i mungojne burrat e deshmuar, por roli i burrave te familjeve emblematike sikurse jane familja e komandantit legjendar Adem Jashari etj, qe gjate luftes ishin bere tmerr per armikun, eshte i pazevendsueshem, eshte siguri mbi sigurine!
Dikush mund te pyes po votat ?!
Votat vetvetiu keshtu ashtu nuk po vendosin, por pazaret politike
Pa e perfunduar njeher e mire punen me serbine, votat nuk kane kurfar vlere!
Mos te harrojme:
Miliona here me shume, per lirine e Kosoves(edhe kete dhe kesofare), vlene qofte edhe vetem nje krisme pushke e Adem Jasharit, sesa miliona e miliona vota te ҫfardoshme dhe ndaj kujtdo!
O kemi votuar ne shqiptaret ne keto 30 vite te “demokracise”(vjeshte-pranvere), por cila eshte dobia e votimeve: Mashtrim, varferi, korrupcion, shperngulje masive, zhberje kombtare !
Po te fitohej liria me dy gishta vote perpjete, at’here bota s’do kishte popuj te shtypur dhe kuptimi i lirise as qe do te ekzistonte !
Besojme qe Vv tashme e dine permendesh mesimin e mashtrimit dhe nese prap mashtrohet, at’here e ka mashtruar veten dhe popullin !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.