Ah dhe shija që s’ia dinim vlerë
na mbush kënaqësi si lulet në pranverë,
si një botë pa ngjyra do na dukesh jeta
nëse ushqimet tona s’kanë shijet e veta…!
Si uji i detit hedhur në një gropë
pa ngjyrat e qiellit, do ishte një kënetë e plotë…!
Si lufta që fshehtë ndër sy na kalon
por rrjedhën e jetës dot se ndryshon…!