16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Irena Hoxha

KOMPLOT…!
Komplot biznesi, komplot jetese,
komplot, me futë njerëzit në qese…
Komplot për eksperiment
të ktheyer në derra, mbyllur në teren…!
Komplot mashtrimi i kohës në vijim,
për tu nënshtruar në bashkpunim!
Dritarja e jetës do krah,
të fluturoj, në hapësira të mëdha!
Irena Hoxha
DHEMBJA QË BRYEN KOCKË
Αh uri, ç’dhembë të mprehtë ke
si ai dru i prerë përdhe…!
Si ai dru që i morën jetë
pa pat’ mundësi me gjallëru fletë…!
Pa pat’ mundësi, as frymë me marrë
prerë e sakatuar nga druvarë..!
Si dhembja që bryen kockë
kur stomaku mbetet bosh..!
Irena Hoxha
NËNSHTRUAR FATIT…!
Nënshtruar fatit
me maskë në fyryrë,
ky është shpërblimi i nënës natyrë..!
Shëndruar në derkuca që tia dalim mbanë
harrojmë se, dhe me poret e trupit ,
jetën në këmbë e mbajnë !
Harrojmë se pema
rrënjët nën’ tokë ka
dhe trupin e lirë përjashta, e la!
Irena Hoxha.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.