Me poeten dhe moderatoren e “Radio zeri i Mergimtarit” Z.Irena Hoxha

IKËN EPOKAT…!
E lindur mes valëve të rrymës së jetës,
e lindur prej gjirit të së vërtetës!
E lindur prej frymës së shenjtë
ku besa dhe shpitri në të kanë zënë vend…!
Ikën epokat ku të gllabëronin,
si pulë në kotec ty të vlerësonin!
Tashmë këndezi nuk pushon
por veç zërin e tij, a’i dëgjon…!

Mikrochip ndër ne…!
Jetës krahët me ja pre,
mikrochip me vënë ndër ne!
Për me gjunjëzuar botë
zëvëndësuar me robotë!
Irena Hoxha
