Të nderuar miq e artëdashës, dhe ju që më përkrahni në krijimtarinë time, ju falenderoj që çdo herë më jeni ndodhur pranë!
Pas një muaj të dal nga Shtëpia Botuese ”Muzgu”
U paraqes sot, vëllimin tim të katërt ” MUZGU”
Shpresoj që përkrahja juaj si deri tani të më nxis për të sjellë pranë jush vëllim e ardhshëm!
Vetëm me ju kam çarë në këtë rrugë, dhe për ju do jem e palodhur brenda kësaj bote të bukur shpirtërore që më sjell muza poetike!
Respekt dhe mirënjohe të sinqerta për ju!
Gjithashtu falenderoj Shtëpinë Botuese ”Muzgu”
dhe botuesin e saj
Mark Simoni
për botimin e këtij vëllimi poetik! Respekt dhe mirënjohje!
“””””””””””””””

Mes dallgve rrëmbushëm këndojmē e vallzojmë
Alegria s’mbaron
Kur për Mikono shoqëria jonë
zemrën e detit pushton!
Aty ku mes dallgësh
me plot dashuri
të gjithë të bashkuar ne!
Mes detit dhe qiellit plot’ kaltërsi
fluturojmë si pulbardha mbi re!