2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Irena Hoxha

PËR TË HUMBUR GJURMË
Për të humbur gjurmë
falim pasuri!
Dhe në të detit shpirt
notojmë në tradhëti!
Për të humbur gjurmët
si bregut nga vala!
Harrojmë se nga qielli
na zbritet shkalla!
Harrojmë se veç shpirtit
si fshihemi dot!
Si meridian është llogaritur
Nga i madhi Zot!
Irena Hoxha
“”””””””””””””
SHKATËROHET BOTA
Fjalë shumë, mendime pak,
botë, që shteron si uji i vaktë!
Fjalë të shumta përdhe rënë
si hija që lëshon hënë…!
Fjalë shumë dhe pa ide
botë që shpërbëhesh si të jesh re!
Botë pa baza, pa fuqi
pa themele pa çati!
Pak nga pak zë e rënohesh
e në gen, po shkatërohesh…!
Irena Hoxha
“”””””””””””””””
JETË BASHKSHORTORE
Për ata që ikin
dhe s’njohin kufi,
për ata që vijnë
lot’ rigojnë ndër sy…!
Për ata që kurrë
jetën se kuptojnë,
zërin e saj të brendshëm
kurrë nuk e dëgjojnë!
Si dallga bregut
vjen duke kënduar.
me shkumën si vello
me tokën, për tu kurorëzuar!
Nga një dashuri, nga zotat bekuar
të mirën dhe të ligën, bashkë për ta jetuar!
Irena Hoxha
Aferdita Vela, Irena Hoxha dhe 104 të tjerë
74 komente
1 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.