7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Irina Hysi

 

___EMIGRANTI___
***
Një emigrant që kthehet në atdheun e tij është dy herë emigrant . Shpirti dhe vetmia që shijon i shndërrohen në hoje mjalti dhe vetë qenia një bletë që për çdo ditë pret të flasë me diellin. Një emigrant i sapokthyer që ka çarë malet’ që imagjinatën e ka më të lartë se vetë imagjinata . Bletë, shqiponjë apo Zot. Duhet të kalojë një sasi e konsiderueshme e kohës ndonjëherë, një njeri që nuk ka emigruar kurrë, as ka…për të kuptuar një emigrant :- duhet të jesh kapiten detesh, duhet të kesh kapërcyer dallgë të mëdha, të kesh mësuar të gëlltisësh plot thasë të qëndisur, kripe, duhet të kesh vdekur dhe të jesh ngjallur, duhet të kesh ngrënë pluhurin e adhurimit të vendlindjes, të tokës mëmë,, duhet të kesh sz shqiponje për të deshifruar, të dish të mbash frymën e vetëvetes në shpellën e zemrës, të dish të zbresësh në thellësitë e mbështjella me forcën e hekurt të besnikërisë, të njohësh njeriun me sytë e shpirtit. Në vetëdijen e mënyrës së të mësuarit të të veshurit asgjë dhe të të yhveshurit petale trëndafilash. Në qëndresat e përshtatshme të papërshtatmërisë të notosh procese të të vënit në lëvizje mbiekzistencën në oqeanin jetësor të qëllimit të vetëm njerëzor, udhëtimit të tij shërues më shumë se kuptimit që vetë shpirti i kishte filluar kohët e fundit t’i bënte zhurmë. Kaq qetë ndihej sot që duhej të dorëzonte këtë letër të palosur me orët e arsyes për marrësin me adresë të humbur. Çfarë ishin orët e arsyes në këtë letër?Çuditërisht, kishte ditë që i kujtohej Dali me marrëzitë e tij rrufe që zinte gjumi me penelin me ngjyrë që mbante në dorë. Thua se ëndrra e tij ishte në pritje për ti’a rrëmbyer nga dora. Çfarë çmendurie? Letra priste penelin apo peneli letrën? Ku e çonte trupin e tij në ç’pylli të imagjinatës, kur po përgatitej të flinte sikur të kishte një arsye për t’u zhdukur dhe për të ofruar veten si një sakrificë orësh kalërimi, n[ shigjeta shigjetarësh dëshirimi, hulumtimi, ëndërrimi?… O shpirt hesht për një çast, zemra do të dëgjojë dritën?! Shpirti e dëgjoi i dha shenjë imazhit të trupit thua se kishte ardhur për të dëgjuar pyetjet e tyre nga këndvështrimet të ngelura apo të hedhura aty si të rastësishme. Çoi dorën mbi zemrën, çfarë ndjesie e bukur tekanjoze. Sa e bukur është zemra dhe sa njerëzore. Ndjeu aromën e njeriut të zemrës. Sa shpirtra mban gjallë përmes vetes, gjithçka si gjuhë dhe si qenie është vëzhguesia më i saktë e momentit të imagjinatës vallëzuese. Ndoshta është thjesht ndjesia e së pamundshmes së mundshme, është një gjest, është një metamorfozë poetike e jetuar në domosdoshmërinë e saj të qëllimit për të prodhuar gjurmë. Një e vërtetë me frymë të fortë, e fshehur në sytë e shqiponjës që udhëhiqte veten në ajër …! …
Nga- Irina Hysi Ma – Piktor- poet- studiues arti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.