22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Irina Hysi

NJERIU I SHNDËRRUAR
———————————-
Kudo isha unë, ti, brenda një busulle të fshehur,
si një provë pa provë..,udhëtuar në kërkime..
një bote që po humbet blusë të ujit… thellë…
Vehtja, si një instrument i vetëm njeriut oqeanik,
në ekstaza rrjedhjesh, shukullohet si mbulesë,
shtrirjes universale të shekullit të maskuar…
Kokëulur…!…
Pam – Pam, notash apsolute, masonike…muzikë…
Çuditem, si diejt pijanec priten të pihen pasqyrash…?
Nuk besoj, se heshtja urdhëroi t”zhdukë gjithçka!
Nuk besoja se shqisat e zjarrtë, zbehën ëmbëlsitë..
Ç”kohë e zemëruar shtrin siluetët si fatet në qelq,
në tastierat e egra, mollzat zhveshin gishtat e vet…?…
Para meje një ekran, pa shpirt, shkëlqyer ngjyrimesh!!
Pikturash të rreshtuara, orësh të lodhura pashpirt…
Tërhiqen zvarrë, në shportat e zhurmshme mëngjeseve…
Mbrëmësoret e munduara që fshijnë veshët në pëllëmbët…
Çfarë heshtje e habitshme mbështjellë pritjesh…?…
Çbëjmë, ne bëjmë?!?…
Ne të përjashtuarit që ndërgjegjen ndjekim me imagjinatë!
Për ditë të ndritshme për sy të sinqertë,
do prodhojmë shqisa të reja?…
Kudo isha unë, vetëm, me dysha të përndjekur zerove gjigandë…!!!…
@Irina Hysi Ma
Cfarë?
Një qenie mjaft e çuditshme është njeriu,
që buzëqesh një rasti, një imagjinate...
E arsyeshme, që i frikohet aq shumë një iluzioni
Prej vetes ngre shkallët e një dere të madhe...  
Mendon të hyjë!? Hy... Po asnjëherë s'u fut brenda... 
Jashtë rri, em', aty mban mendjen, palosur, hekurosur...
Pa kuptuar si një poemë që veç poeti  din me preh', 
çekiçin, ja mban larg, por.. ngre gishtit t'vogël,
Shkëmbinj shtyn, në abstraksionet e ngjyrueshme... 
T'sheqertat e shtresave, të trasha në shollat, masës...
Të shkrirat e të ngrirat e sekondit para syve, ideve...
Të njerëzve pa thellësi, të cektit i cikloneve të tortave...
Në zërat që i kapërcejnë, kohe, si një ekzistence! 
Jo, mos!...
 Kthehu, përtej shijes, në t'heshturin e thikt'ë...!??
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.