22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

ISHIN FUTUR NË BIRËN E MIUT

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

Unë e  kisha dëgjuar në kohën e fëmijërisë sime dhe më vonë , por atëherë nuk e dija se çfarë kuptimi ka BIRA E MIUT.Pas një kohe shumë njerëz më shpjeguan kuptimin, por mua disi më shkonte mendja të dija më shumë për këtë. Me kohën arrita të e kuptoja shumë mirë.  E përdornin njerëzit në të shumtën e rasteve. Tani në këtë rrëfim “ Bira e miut” do të njihet edhe L. Arnori. Ai nuk kishte dëgjuar për birën e miut. Gjatë kësaj bisede ai më rrëfeu për një ngjarje shumë intresante , por e dhembshme që kishte përjetuar gjatë luftës së vitit 2001 dhe në të shumtën e rasteve qeshte kur i kujtohej ngjarja. Ai vazhdoi këtë rrëfim duke treguar se para se të fillonte lufta disa vendas të vendlinjes sime ishin veshur me uniformën e UÇK-së. Kishin kapur armët në dorë dhe  mezi prisnin të fillonte lufta.Më tej vazhdon rrëfimi L. Arnor- Orizarja duke më rrëfyer se pasi kishin veshur uniformën me ëmblemë të UÇK-së, kishin pranuar armatimin , kishin dhënë betimin se do të lufttonin deri në vdekjen e tyre. Erdhi edhe kjo ditë e shumëpritur dhe pranuam urdhërat se kush ku do të jetë i pozicionuar të nesërmën kur edhe do të fillonte lufta. Unë me vesh e sy isha shëndruar të mos më ik asnjë fjalë nga rrëfimi i L. Arnorit.  Dita e parë e luftës. Gjuajtja nga të gjitha anët. Oh, Zot sa e vështirë ishte lufta! Vetëm ai që e ka përjetuar e dinë thoshte Iliri ish ushtari i UÇK-së. Fshati ishte mbuluar me tym. Erën e luleve të bukura që kishin çelur i zëvendësoi tymi i barotit që dilte nga gryka e armëve. Në mbrëmje kishte një armëpushim të vogël , sepse nuk dihej aspak se kur do të kapte befasia. Zakonisht çdoherë herët në mëngjes kishte të shtëna armësh nga pala tjetër. Të nesërmën në mëngjes që herët kishin filluar granatimet. Të gjithë ishim në pikat tona në vijën e frontit. Disa thot L. Arnori ku e kishin vendin e tyre në anën tjetër më nuk i shihnim, por edhe disa që rrinin më tepër me ca “komandanta podrumesh” nuk i shihnim askund.Më vonë kuptova se ata kishin dezrtuar dhe ishin futur në birën e miut. Këtë rrëfim L. Arnori e mbyllë këtë rrëfim se nga kjo ditë e vitit 2001 e mësove se çfarë kuptimi kishte “Bira e miut”.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.