Të nderuar miqtë e mi dhe lexues, dua të ndaj me ju gëzimin dhe kënaqësinë time.
Me datën 23 mars ,me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes time , në vendlindjen time, qyteti Shëngjin, në një atmosferë tepër miqësore u bë dhe promovimi i shtatë librave të mi me poezi deri më tani.
Falënderoj thellësisht nga zemra të gjithë të panishmit që me prezencen e tyre më dhanë jetë dhe kënaqësi shpirtërore.

Falënderoj nga zemra Kryetarin e Qarkut
Z. Agron Ivanaj që na nderoi me pjesmarrjen e tij.
Falënderimet e mia më të përzemërta rëndin për redaktorin e gjashtë librave të mi më të fundit si dhe për ribotimin e librit tim të parë me Redaktore Rexhina Sokolaj , Poetin, Psikologun, Profesorin, Z.Ndue Dragusha. Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për përkushtimin e tij njerëzor ,fisnik e shoqëror ku brenda një harku kohor tepër të shkurtër prej shtatë muajsh, mund të themi rekord ,bëri të mundur daljen në dritë të krijimtarisë time deri më tani prej shtatë librash dhe promovimin e tyre në ditën e 70 vjetorit të ditëlindjes time.
Falënderoj thellësisht nga zemra, Shokun, Mikun, Bashkshëngjinasin, Poetin e nderuar dhe të mirënjohur Z.Mhill Marku ,për mbështetjen e tij të fuqishme e të pandërprerë si dhe për komentet vlerësuese, frymëzuese e inkurajuese.
Falënderoj thellësisht nga zemra, Regjizorin
e Palltit të Kulturës Lezhë, Z.Alket Bushi, i cili na nderoi me pjesmarrjen e tij.
Autorin e disa dramave,dhe aktor filmash .
Autorin e pesë romaneve të suksesshme,
Me romanin më të fundit “Tremëdhjetë mbi njollë ” ka marrë çmimin letrar rajonal
“Gjergj Fishta”
Falënderoj me gjithë zemër Shokët e mi të klasës,të rinisë shkollore në shkollen e mesme” Teknikumi i ndërtimit 8 Nëntori”
Tiranë që më nderuan me praninë e tyre.
Z. Agron Hysenbelliu,Z. Mustafa Kaculi,
Z.Faik Hoçja, Z. Maksim Llusha dhe bashkë me ta, Poeti, Shkrimtari, Dramaturgu i njohur,
Skenaristi i Portakallisë Z.Vangjel Kozma.
* * *
Dua të jap një panaramë të përmbledhur
të brendisë së krijimtarisë time.
Në përkorsin tim poetik deri më tani, të konkretizuar me publikimin e shtatë librave të mi: “Rrudhat e planetit”, ” Plagët e demokracisë ” ( poemë), “Kasollja”, “Sytë e mendjes “, “Perëndeshës”, “Hija e madhe ” ( poezi humoristike), dhe “365 dritare”, Një
imazh mbi vendin tim në poezi, duke u përpjekur për të përçuar atë nostalgji të mërgimtarit që ndonëse larg atdheut prej tre dekadash, me mendje e zemër jeton me dashurinë për vendin e tij.
Për prindërit e mi të shtrejtë për familjen time e fisin e madh “Sokoli”, për origjinën time nga Shkreli i Malësisë Madhe, fshati Zagorë. Për Malin e Shëngjinit ku linda dhe u rrita, Shëgjini ku jetova punova për shumë vite pranë në mes banorëve dhe Lezhen e dashur.
Për njerëzit e afërt, shokët, miqtë, natyrën, malin, detin fushen e gjithçka na rrethon.
Me sytë e mendjes i shikoj dhe lumturohem
me bukuritë e zakonet e vendit tim, të cilat me shkëlqimin rrezatues ndriçojnë vazhdimisht zemrën dhe shpirtin e mërgimtarëve kudo që ndodhen nepër botë dhe na japin forcë, kurajo e shpresë se boshllëku shpirtëror i krijuar nga distanca, një ditë do të mbushet plot dhe do gjendemi përsëri të rrethuar nga kjo ngrohtësi e dashuri e madhe që na rrethon. Falënderoj nga thellësia e shpirtit të gjithë njerëzit e mi të afërt, shokët, miqtë e gjithë lexuesit që më kanë ndjekur, mbështetur e dhënë kurajo e frymëzim me komentet e tyre vlerësuese.
Poezitë e mia janë grimca jete, janë dallgë zemre, janë tinguj muzike të shpirtit tim që i dhuroj e i shpërndaj me kënaqësi e bujari për secilin prej jush dhe këdo që do ti ndigjoi e lexojë.
Shoqëria e sotme njerëzore karakterizohet nga një shkallë e lartë e nxitjes shoqërore, ku individi ndodhet mes një përgjegjësie të shpërndarë dhe nga kjo, individë të veçantë mund të frenohen në ndjenjat e tyre, por ndodh që të tjerë, me forcë të madhe besueshmërie dhe me karakter të qëndrueshëm nuk deziluzionohen, por çajnë përpara me guxim, duke promovuar pa frikë idetë, mendimet dhe aftësitë e talenteve të tyre.
Kështu ka ndodhur dhe me mikun tonë, poetin tashmë mjaft energjik, plot fantazi krijuese dhe me një produktivitet të jashtëzakonshëm, Isuf Sokoli, i cili vjen para lexuesit, brenda një kohe shumë të shkurtër, me 7 vëllime poetike, të titulluar “Rrudhat e Planetit”, “Plagët e demokracisë” (poemë), “Kasollja”, “Sytë e mendjes”, “Perëndeshës”, “Hija e Madhe”, “ 365 dritare” në brendësi të të cilave ndodhen poezi mjaft të bukura, me një forcë të madhe emocionale, me një ritmikë dashurie të përkushtuar, si një muzikë e këndshme, ku drita e dashurisë dhe humanizmi shkëlqejnë me ngjyra mjaft rrezatuese, vlera njerëzore të përshkruara me art, ose vese e mbrapshti të njërit e të tjetrit, të cilat fshikullohen me dinjitet, mbart me vete një peshë shumë të madhe dashurie, vlerësimi dhe respekti pa fund për vendlindjen e tij, duke theksuar, pa komplekse, realitetin e jetës së tij, ku çdo lexues do të gjejë pjesë të jetës së vet dhe që me mënyrën se si e shtron naracionin poetik, poeti të bën të deduktosh dhe mbase dhe të derdhësh lotë malli, duke rikthyer atë nostalgji përfekte që lind nga nxitje të tilla, siç di t’i “provokojë” poeti Isuf Sokoli.
Poeti Isuf Sokoli nuk ndahet nga ajo ndjenja e fuqisë që ka poezia dhe ndikimi i saj tek shpritërat njerëzore, tek forca magjike e dashurisë, e cila i ka të gjithë trillet dhe “përplasjet” brenda vetes, që çojnë në krijimin e një bote në miniaturë, të cilat krijojnë mikrokultura që thjeshtojnë dhe stimulojnë tipare të rëndësishme mbi konceptimet e përditëshme sociale të njerëzve, duke shpalosur modelin e së mirës si përparësi për secilin, përmes dashurisë.
Vlerat e këtij poeti qëndrojnë në realizmin e tij, në shfaqjen e një temperamenti artistik të këndshëm, tek thjeshtësia e fjalës, saktësia e gjykimit, thellësia dhe pesha e strofës, madhështia e thjeshtësisë, bukuria e vargut të rimuar, që krijon një lloj muzikaliteti, si një nokturn në qetësinë e shpirtit.
Stili i të shkruarit të tij është kaq i ëmbël, kaq i kapshëm nga çdo lexues dhe kaq emocional, sa shpesh ndjen një “dobësi” ndjesore dhe realisht emocionet të krijojnë një “rekuiem” për jetën e secilit lexues.
Ne e dimë se gjithçka në këtë botë është relative dhe brenda këtij relativiteti lëvrojnë me miliona e miliarda ide, mendime, bindje politike, fetare, sociale, filozofike, shkencore etj., përmes të cilave ne lexojmë jo vetëm të përgjithshmen, por dhe individualitetet njerëzore dhe botkuptimore, marrim dhe japim eksperienca, mbi bazën e të cilave zgjedhim rrugët e suksesit në jetën tonë.
Hap pas hapi, dhe poeti ynë, Isuf Sokoli ka arritur të ecë me individualitetin e tij intelektual dhe botkuptimor për jetën, duke i dhënë shoqërisë së sotme plotësinë një pazëlli në skakierën e jetës tonë.
Tashmë poeti Isuf Sokoli ka afirmuar emrin e tij në letrat shqipe përmes krijimtarisë së tij poetike edhe për faktin se ai është shumë prodhues, i qartë në idetë krijuese, në temat që merr dhe trajton, në penelatat emocionale që derdh në secilën prej poezive si dhe në shpirtin e tij të pasur me vlera të hedhura përmes kujtimeve.
Koha kur ishte fëmijë, kur jetonte në fshat, malli dhe dashuria për fshatin dhe bukuritë e thjeshta të tij, e bën aq të këndshëm poetin dhe aq të dashur, sa që gjithsecili mund të gjejë vetveten dhe shpirti i kujtimeve t’i ngjallet lexuesit me nostalgjinë e viteve të fëmijërisë së shkuar.
Përveç gjithë kësaj krijimtarie, në secilën poezi ne gjejmë një qendërzim të një morali edukues, një frymë dashurie dhe respekti për njerëzit, një luftë kundër shfaqjeve jo etike në jetën tonë, ndjejmë forcën analizuese e një deduktim sintetik, të ndjeshëm, plot forcë argumentuese.
Në secilën poezi duket qartë angazhimi i poetit për të sjellë ato gjëra që ndjehen, që përjetohen, që i japin besim e shpresë lexuesit, që i vlejnë atij dhe ky angazhim vjen aq ëmbël, aq me dashuri dhe me një konotacion të thellë shpirtëror, përmes një figuracioni spontan, një lirie shprehje dhe një thellësi mendimi. Integriteti poetik i autorit vjen duke u fuqizuar nga stili i të shkruarit, nga aftësia për të depërtuar tek lexuesi në mënyrë të hijshme dhe natyrshëm.
Nganjëherë njerëzit besojnë atë që e bind rruga dhe jo arsyeja, por poeti Isuf Sokoli nuk është dakort, ai e koncepton jetën dhe zhvillimin e saj si nxitje për vepra të mira, që u shërbejnë të gjithëve, që ngjallin optimizëm dhe shpresë dhe që e bëjnë gjithnjë njeriun real, me emocione pozitive, me harmoni komunikuese, me mbështetje dhe respekt për njëri-tjetrin, duke patur magjinë e dashurisë brenda secilit.
Vëmendja e poetit, si një gjendje e ndërgjegjshme, në të cilën ka vendosur përqëndrimin e tij mbi veten dhe mbi zhvillimet sociale, përpiqet që t’i bëjë njerëzit më të vetëdijshëm, më të ndjeshëm ndaj qëndrimeve të tyre në këtë realitet të ri.
Magjia e krijimtarisë së këtij poeti, mbështetet tek pjekuria e tij jetësore dhe intelektuale, tek ajo që ka parë dhe përjetuar në jetën e tij si dhe në konkluzionet që ai ka nxjerrë, duke selektuar ato më primaret në jetën e njerëzve.
Poeti ynë, udhëhequr nga ndershmëria personale dhe sinqeriteti i tij i brendshëm, përpiqet që me anë të vargjeve, të “demaskojë” në mënyrë transparente disa cilësi negativiste që gjallojnë dhe formojnë personalitetin e disa njerëzve negativisht, siç janë gënjeshtarët, tradhëtarët, mendjelehtët, të pangopurit, mospërfillësit etj., të cilët me negativitetin e tyre i bëjnë keq vetëm vetvetes, por dhe të tjerëve, gjë që krijon një lloj disonance sociale mes tyre dhe shoqërisë.
Perceptimi i poetit mbi natyrën dhe tipologjitë e gjinisë njerëzore në këtë realitet, ai sjell tek lexuesi vlera poetike, por edhe sociale me qëllim që secili nga ne të njohim dhe të dimë të reagojmë ndaj këtyre tipave.
Por poezia e Isuf Sokolit nuk e ndalon “vrullin” krijues vetëm në këto modele, ajo poezi tashmë sjell dhe elementet pozitive të jetës shoqërore, si fisnikërinë, vlerësimin, dashurinë për jetën, ndjenjat dhe emocionet pozitive tek njerëzit, sfidat që të sjell jeta dhe si t’i përballosh ato, dashurinë e pastër dhe energjinë që ajo të jep.
Ai sjell njerëz realë në poezinë e tij, ngjarje reale, të pa stisura, plot vitalitet, që e bëjnë lexuesin të thellohet në kujtimet e tija, ku gjen dhe rikthen në kujtesë ngjashmëri të jetës së tij me këto që lexon.
Sigurisht që poeti tashmë ka mbi shpatullat e tij një përvojë jetësore shumë domethënëse dhe pjekuri intelektuale dhe krijuese dhe përmes krijimtarisë së tij ai arrin të japë dhe asocime emocionale paralel me shijet estetike të leximit dhe etike të të shprehurit.
Suksese poetit Isuf Sokoli në këtë fushë “pjellore”, të cilën po vazhdon ta “lërosh” mjaft bukur dhe hijshëm për çdo lexues!
Urime për krijimtarinë dhe përvjetorin e lindjes!