“”””””””””””””””””””””””””””””
ALFABETI POETIK
A. Ardhja në jetë e një femije,
B. Bën që zemra të gufojë nga gëzimi,
C. Cicërima zogjsh për këta ëngjëj Perëndie
Ç. Çajnë qiellin nga lindja e perëndimi.
D. Dashuria e nënës, një madhështi,
DH. Dhënë me përkushtim e dëshirë,
E. Edhe përkëdheljet e kur e fut në gji
Ë. Është e merakosur veç ta shohë mirë.
F. Fluturon koha e foshnja rritet
G. Gëzohet pa masë kur e nisë hapin,
GJ. Gjallëria i shtohet nga dita në ditët,
H. Hidhet e kërcen, pastaj fillon vrapin.
I. Ishalla fëmijët tanë na bëhen të mbarë,
J. Janë në merak prindërit e shpresojnë.
K. Kujdesen e i puthin kush e kush më parë,
L. Lodhjen s’e ndiejnë, me pasion punojnë.
Ll. Llampë e ndezur syri pa pushim,
M. Mendja tek ata iu rrin ditë e natë,
N. Ndiejnë veç lumturi e gëzim,
NJ. Një pasuri e madhe, një dhuratë.
O. O Zot, luten, t’i kemi me jetë,
P. Para syve bima e vet ju rritet,
Q. Qënie njerëzore, si ëngjëj me fletë,
R. Refren i gjeneratës që përsëritet.
Rr. Rruga e jetës nuk është hiç e lehtë,
S. Secili, kur merr mend, duhet ta dijë,
Sh. Shkolla është e ardhmja e vërtetë,
T. Tashti më shumë se kurrë, o fëmijë.
Th. Themelet e shtëpisë nuk tronditën,
U. Udhëve të jetës kudo që të jeni,
V. Vendlindja dhe atdheu nuk koriten,
X. Xixëllimë, flamurin kombëtar të keni.
Xh. Xhelatë në lojrat e paragjykimet,
Y. Yje të shkëlqeni në çdo shkollë,
Z. Zemrën e mendjen vetëm tek mësimet,
Zh. Zhele mos u bëni, mos merrni njollë.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data. 13. 05. 2022.