“”””””””””””””””””””””””””””””
KUR DASHURON
Kur dashuron, s’ke boshllëk shpirtëror,
Kur dashuron, sikur fluturon nepër jetë,
Kur dashuron, zemra në krahëror,
Ndihet krejt e lumtur dhe e qetë.
Kur dashuron, ke ngjitur shkallët e hierarkisë,
Barazohen të pasur, të varfër, të rinj,
të vjetër,
Kur dashuron, ke prekur majat e lumturisë,
Je shtruar në një tryezë me mbretër,
Kur dashuron, të buzëqeshin ditët e motit,
Dhe jeta të zgjatet deri në pafundësi,
Se dashuria është dhuratë e çmuar e Zotit,
Dhe pasuria më e madhe se çdo pasuri.
Kur dashuron, shpirti bëhet krejt qelibar,
Adhuron njerëzit dhe gjithçka që t’rrethon,
Kur dashuron, njeriu bëhet më krenar,
E lufton të ligën dhe të bukurën përqafon.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data. 16 korrik 2022.
“”””””””””””””””””””””
DON KISHOTI
E ndoqën në çdo vend,
E duartrokitën, e përmenden,
Mirë, ky si njeri u çmend,
Po të tjerët, pse të çmenden.
I shëmburi është i shëmbur,
Ke merr me vete e djeg si prush,
Larg, larg nga një i trëmbur,
Sa më larg nga një askush.
Si mesjetas e ngjeshi shpaten,
Argëtohet me poçet e verës,
Përleshet me ditën e natën,
Si Don Kishoti me mullinjtë e erës.
Isuf Sokoli
Bolzano: Data. 13 korrik 2022.