ZEMRA E NËNËS
Portreti i nënës, madhështor,
Të jep gaz, të jep jetë,
Të jep këmbë, të jep dorë,
Porsi zjarri të mban nxehtë.
Për kalimtarët në këtë botë,
Jeta, dhurata më e çmuar,
Dhe lumturia është e plotë,
Vetëm kur je i rrethuar. . . .
Nga ngrohtësia e diellit,
Nga shkëlqimi i hënës,
Nga kaltërsia e qiellit,
Nga zemra e madhe e NËNËS.
“””””””””””””””””””””””
DASHURIA E SHOKUT
Gojë ēmbël, gojë mjaltë,
Të bëhet shyllë, të bëhet tra,
Kur t’sheh keq s’të le në baltë,
E ke shok e të del vëlla.
E ke shoqe, e merr për dore,
E nderon si motren tënde,
Të ngrohë me qeshje ëngjëllore,
Jeni si krijesat e një nëne.
“””””””””””””””””””””
FISIT
Atje mendja më fluturon,
Sytë e mendjes bëjnë pushim,
Thellë në shpirt më gjallon,
Dashuria për fisin tim.
Më krenojnë, më mbajnë nxehtë,
I mbart me vete në kujtime,
Bashkudhëtar me mua në jetë,
Si pjesë e pandarë e zemrës sime.