
VLERËSIMI
Një përfaqësi i trokiti kryetarit të bashkisë,
Me bindjen e plotë se ky do i dëgjonte,
Flitej për njërin nga heronjtë e shëndetësisë,
Për mjekun që mbarë qyteti e adhuronte.
Zoti kryetar ne kemi veç një propozim,
Për atë që i shërben ditë natë komunitetit,
Duhet ti jepni një stimul moral, o shpërblim,
Mjekut të palodhur e human të qytetit.
Eshtë njeriu që vërtetë po sakrifikon,
I dashuri, fisniku, simboli i përpjekjes,
Keni të drejtë, ai sigurisht që e meriton,
Por këtu njerëzit vlerësohen pas vdekjes.
Isuf Sokoli
Bolzano. Data. 26. 11. 2021
“”””””””””””””””””””””DASHURIA S’NJEH MOSHË
Para meje një çift i moshuar,
Që hapat po i hidhnin me zor,
Te dy dorëpërdore shtërnguar,
Të qeshur e me plot humor.
Ashtu duke pritur në stacion,
Shikimin ua hidhja tërkuzë,
Ledhatoheshin me pasion,
Si të rinjtë u puthën në buzë.
Sa bukur fola me vete,
Adhurim për t’vjetrën e t’vjetrin,
Kjo është bukuria e kēsaj jete,
Ta duam deri në fund njëri tjetrin.
Isuf Sokoli
Bolzano. Data 18 .11.2021